Dafina Zeqiri do të sjellë një bashkëpunim me Genën?

December 17, 2012   | Lajmet / Vijesti

Pasi u kthye nga Amerika, këngëtarja Dafina Zeqeri premtoi se do të sillte shumë projekte të reja dhe duket se një ndër to mund të jetë edhe një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Gena. Ky i fundit është bërë shumë i njohur këto kohë dhe po e zhvillon karrierën e tij artiske në Kosovë.
dafinazeqiri_gena

Ende nuk ka ndonjë informacion nga dy këngëtarët por ata janë fotografuar së bashku dhe me siguri që janë duke menduar për të sjellë diçka së bashku. Shpresojmë shumë që këngëtarët të sjellin një projekt së bashku, pasi si Dafina ashtu edhe gena,jo vetëm që kanë shumë fansa, por i kanë munguar për një periudhë kohe ekraneve muzikore.

Koha Jone