Nxënësit ngrihen në shkollen “Marshal Tito” Ulqin

December 19, 2012   | Reportazh / Reportaža

shkolla fillore_Marsal Tito_UlqinNxënësit e Shkollës fillore “Marshali Tito” në Ulqin dy ditë kanë mësuar me orar të shkurtuar për arsye se në shkollë nuk ka patur ngrohje. Drejtori i shkollës, i cili këtë funksion e ushtron që 10 vite, Martin Zadrima, i ka thënë të përditshmes “Vijesti” që shkollës i ka munguar lënda djegëse për aktivizimin e ngrohjes qëndrore, por që tani çdo gjë funksionon normalisht.

Martin Zadrima_Direktor_ shkolla fillore_Marsal Tito_Ulqin

Është Ministria e Arsimit ajo e cila kujdeset për furnizimin e shkollave me lëndë djegëse por e përditshmja “Vijesti” nuk ka marrë përgjigje nga ky institucion në pyetjen se pse është bërë ky lëshim në Ulqin.

Shqiptarët në Malin e Zi – Albanians in Montenegro Facebook