Ulqinaku Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko e përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion

December 23, 2012   | Lajmet / Vijesti

AdrianLulgjurajBledarSejkoKënga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko ka dalë fituese e edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Këngëtari ulqinak dhe kitaristi i famshëm shqiptar kanë triumfuar në natën finale të festivalit dhe në këtë mënyrë kanë fituar të drejtën ta prezantojnë Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm Evropian.

Ata do ta performojnë këngën e tyre në “Eurovision 2013” që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Vendin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH e zuri fituesja e dikurshme, Anjeza Shahini, me këngën “Love”, ndërsa Hersi Matmuja zuri vendin e tretë me këngën “Kush ta dha këtë emër”.

Flaka Krelani me këngën “Labirint i zemrës” u rendit e pesta, Adrian Bujupi (“I çmendur për ty”) i 11-ti, ndërsa Vesa Luma (“S’jam perfekt”) nuk fitoi asnjë pikë dhe ndau vendin e fundit me Selami Kolonjën (“Ku je”) dhe Valon Shehun (“Nuk do të ndal) që po ashtu nuk morën pikë. /Telegrafi/

6