Dritan Abazoviq: Gëzuar Krishtlindjet!

December 25, 2012   | Ngjarjet - Events

gezuar krishtlindjet“Të gjithë besimtarëve të fesë Katolike ju uroj Krishtlindjet. Në këtë festë të madhe që simbolizon lindjen, le të lind një shpresë të re në vlera universale dhe çdo gjë që njerëzit i bënë të denjë për ekzistencën e vet. Në bashkësinë tonë multikulturale dhe multikonfesionale këto festa kanë një vend të veçantë sepse  shërbejnë për forcimin e frymës së bashkimit dhe tregojnë nevojën e solidaritetit dhe respektit të ndërsjellët. Me këtë rast të gjithë qytetarëve të Ulqinit ju uroj Vitin e Ri me dëshirë që të jetë shumë më i suksesshëm se i kaluari dhe fillimi i një periudhe të re të lumturisë dhe prosperitetit për qytetin tonë të lavdishëm. Urime!”

Dritan Abazoviq
Ulqin