Klubi i Taekwondo-së Ulqini – Sportistët më të sukseshëm për vitin 2012

December 26, 2012   | Sporti / Sport

Klubi i Taekwondo-së UlqiniMe datë 26.12.2012 në Podgoricë federata e Taekwondo-së Malit të Zi shpalli sportistët më të sukseshëm për vitin 2012.Klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton 7 çmime.

Nga TK Ulqini sportistët më të sukseshëm për vitin 2012 u shpallen këto garues:

Esad Kraja shpallet garuesi më i sukseshëm në kategorinë e pionirëve në të dy diciplinat, si garuesi më i sukseshëm në luftëra e poashtu edhe në forma – poomsae. Poashtu edhe Edina Kraja shpallet garuesja më e sukseshme në të dy diciplinat, luftëra dhe forma kategoria e pionirëve.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini.1

Në kategorinë e kadetëve nga TK Ulqini shpallen garuesi Bojan Vladisavljevic dhe garuesja Nuri Kanai në diciplinën e formave – poomsae.

Në kategorinë e juniorëve poashtu çmimi i takoi garueses nga TK Ulqini Medina Kanaqi, e cila  për shkak të mungesës çmimin e saj e tërhoqi garuesja Arijeta Zati.

 

Sherbimi informativ i TK Ulqinit

Taekwon Do Ulqini Facebook