Konferenca për shtyp e kryetarit të Ulqinit Nazif Cungut

December 28, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Konferenca _Nazif CungutTë nderuar,

Tani në fund të këtij viti, është rasti që së bashku të përkujtojmë sfidat me të cilat Komuna e Ulqinit u ballafaqua gjatë këtij viti, projektet në vijim, dhe planet për vitin e ardhshëm

Siç e dini Komuna e Ulqinit ka trashiguar obligime të mëdha financiare nga pushtetet e kaluara, dhe duhet të kalojë një kohë e gjatë që të vihet deri te konsolidimi i situatës financiare.

Obligimet e komunës së bashku me ndërmarrjet publike arrijnë shumën e mbi 21.000.000 euro, ku hyjnë borxhet ndaj puntorëve, borxhet për tatime dhe kontribute të papaguara vite me radhë, borxhet ndaj personave fizik dhe juridik, kreditet, borxhet potenciale rreth proceseve gjygjsorë, dhe boxhet tjera. Unë do t ju jap edhe një tabelë ku saktësisht përshkruhen obligime dhe shuma e borxheve të komunës së Ulqinit.

Shumë seriozisht jemi qasë analizës së obligimeve, kemi tentuar që një pjesë të këtyre obligimeve ti shlyjmë, ti amortizojmë, ose ti shtyjmë për një kohë më të gjatë dhe me këtë qëllim kemi arritë të

 

Zvoglojmë të gjitha shpenzimet operative (rrymës, telefonit, karburanteve, udhtimeve zyrtare, reprezentacionit, etj)

Reprogramimin e disa obligimeve për afat njëvjeçar ose më të gjatë

Aprovimin e planeve urbanistike për objektet e investitorëve që ma heret kanë kryer obligimet për komunali, dhe që kanë paditur Komunën në gjygj, për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre,

buxheti-i-ulqinit-2012

Kemi arritur që deri në një masë ta konsolidojmë sistemin e financave në komunën e Ulqinit. Në atë aspekt kemi

 

Rritur bazën e paguesve të tatimit

Rritur vjeljen e të ardhurave burimore të buxhetit

Zvogëluar rrogat e të punsuarve 10%

Zvogluar numrin e puntorëve

Zvogluar borxhin ndaj puntorëve në ndërmarrjet publike

 

Kemi arritur të marrim masa në regjistrimin e pronës së komunës, gjë që ishte obligim të bëhet në vitin 2009. Me ktë formojmë kushtet për shitjen dhe valorizimin e pronës, realizimin e disa investimeve, kompletimin e parcelave urbanistike, gjë që është dashur të kryhet ma heret, a që për pasojë ka që tani procedurat janë më të komplikuara.

plani hapsinor i Ulqinit

Sa i përket rregullimit hapsinor situata e trashëguar ka qenë shumë e pavolitshme duke marr parasysh se me vite të tëra nuk janë aprovuar planet urbanistike. Në këtë aspekt kemi arritur që

Të aprovojmë 17 plane urbanistike me të cilat përfshihen mbi 1700 objekte dhe rreth 350 hektar,

kemi kontraktu dhe nis procedurat për plane të ri urbanistike në sipërfaqe prej 800 hektarësh

kemi sjell vendimin për objektet e përkohshëm

jan dhan 72 kushte urbanistike në baz të planeve të aprovuara

në procedurë është përpilimi i planit hapsinor për Komunën e Ulqinit

kemi transformuar ndërmarrjen UPIN në Agjensi për projektim e cila për një periudh të shkurtë ka arritur të kompletojë kuadrot dhe të përgadisin 76 projekte dhe vlerësime

 

Sa i përket infrastrukturës së ujsjellsit dhe kanalizimit situatën e kemi trashëguar të pavolitshme jemi duke marr masa, dhe kemi arritur të bëjmë përmirsime të dukshme. Kshtu që gjatë këtij viti:

Janë venë në funksion kolektorat në Gjerana dhe te ish hoteli Galeb

Është venë në funksion ujsjellsi regjional, dhe me ktë është zgjedhë problemi i furnizimit me uj të pishëm gjatë sezonit turistik

Ësht bërë projekti i bazenit të ujit të pijshëm në Brajshë

Ësht duke u bërë projekti për sistemin e ujsjellsit dhe kanalizimit për Totosh, Braticë, Mal të Bardhë dhe Kodra

Kemi marr masat për pastrimin e kanalit të Port Milenës – ësht hapë tenderi për analizën e baltës, dhe pas ksaj do të fillojnë punimet në pastrimin e kanalit

komuna e Ulqinit ashtë antarësua në VODACOM

nga KFW banka kemi fituar donacion prej 487,000 EUR për përgaditjen e investimeve në sistem të kanalizimit dhe ujësjellsit që do të bëhen në periudhën e ardhshme,

kemi arrit marrveshje për mjete të volitshme kreditore prej Bankës gjermane KfW në shumë prej 22 deri në 24 milion EUR, për rregullimin komplet të kanalizimit dhe ujsjellsit në komunën e Ulqinit.

Vodacom

Janë bërë investime në infrastrukturën rrugore, gjë që pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, kështu:

është kryer faza e parë e rrugës Ulqin Sukobinë, pritet të fillojë faza e dytë

jan bërë investime tjera në rekonstruimin e infrastrukturës rrugore me vlerë prej 3.600.000 euro, ku posaçarisht vlen të përmendet unaza te ndërmarrja komunale, me të cilën në të ardhmen do të parandalohen aksidentet e shumta në atë pjesë

po punohet intenzivisht në kryerjen e punëve në urën mbi Port Milenë, është bërë projekti dhe eksproprimi për unazën te furra Evropa, po shqyrtohen mundësitë më të mira për kyçjen e urës në rrugën e Shtojit

ësht bërë signalizimi horizontal dhe vertikal në qytet, kjo punë ende vazhdon

është bërë rregullimi, dhe venja në funksion të parkingut nën Plloç, dhe parkingut në Plazhin e madh

është bërë elektrifikimi i disa rrugëve, dhe jan nisë procedurat për elektrifikimin e disa rrugëve tjera, ku më i rëndsishmi është elektrifikimi i rrugës deri te qendra e Shtojit, ku tenderi është hapur dhe ka vlerën e 225.000 euro.

Me vendimin e qeverisë së Malit të Zi, komunës së Ulqinit jan dhanë kompetenca në baz të   ligjit për komunikacion të cilat kanë të bëjnë me parking, pritet të pajisemi me automjet special – marimangë, që në të ardhmen ta zgjedhim problemin e parkingut

 

Kemi trashiguar situatë jo të lakmishme në aspektin e pastërtisë, ku kemi arritur të bëjmë përmirsime të shumta. Kështu në atë aspekt:

është venë në funksion deponia sanitare për Komunë të Ulqinit dhe Tivarit

kemi ndërmarrë disa aksione të përgjithshme me qytetarë dhe institucione për pastrimin e qytetit

Mbrenda një viti për ndërmarrjen komunale kemi sigurua 10 kamiona dhe 400 kontejner për mirëmbajtjen e pastërtis, me të cilën gja kualiteti i shërbimeve të kësaj ndërmarrje ësht

Kemi bërë caktimin dhe rregullimin e vendeve për kontejnerë

Kemi dislokuar kontejnerët në qendrën e Shtojit

 

Situata ekonomike në komunën e Ulqinit është akoma e pavolitshme, por kemi marrë masa për tejkalimin e saj, kështu që:

Në Kuvendin komunal është aprovuar vendimi mbi Biznis zonën në Krythë në sipërfaqe prej 27 hektarësh, ku me kushte shumë të volitshme do të mundësohet investimi në sfera të ndryshme

Është në përfundim përpilimi i planit strategjik të zhvillimit për komunën e Ulqinit deri në vitin 2018.

Mbahen takime të rregullta me afaristë, ku me kontakte direkte shqyrtohet zgjidhja e problemeve të përditshme

 

Si arritje të veçantë gjatë këtij viti potencoj themelimin e byrosë për integrime europiane e cila ka përgadit dhe aplikua me 20 projekte dhe momentalisht kanë në implementim 6 projekte në shumë prej 1,090,000 EUR

Kemi vazhdimisht bashkpunim me organizatën TIKA, e cila ka kontribu financiarisht në zgjidhjen e disa problemeve në komunën e Ulqinit, ktu vlen të përmendim regullimin e kolektorave ne Gjerana dhe te ish hoteli Galeb, donacionin e najllonit per sera qe janë damtu prej bore (80.000 m2), dërgimi i ekspertit për ullishtari, por jemi në pritje edhe të donacioneve tjera nga kjo organizatë, ktu vlemë të përmendim ambulancen ne Katerkolle, renovimi I krojeve te vjetra, investime ne Kala, ndertimi i frigos per mandarina ne Shtoj, bazenin e Brajshes etj

Kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për kthimin e pronës së Valdanosit. Në këtë drejtim kemi organizuar shumë takime me Shoqatën për kthim dhe me ministritë përkatëse, dhe kjo punë na pret edhe në të ardhmen

Kemi bërë transformimin e RTV Ulqinit

Kemi formuar qendrën ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara

I kemi bërë të gjitha përgaditjet për fillimin e punëve për biro për qytetar me sistem të ri të lidhur në rrjet elektronik, për këtë investim mbi 100,000 EUR janë të siguruara mjetet prej USAD-it.

Kemi rritë transparencën e punës së organeve të Komunës së Ulqinit. Në këtë drejtim e kemi venë në funksion web faqen e komunës, dhe kemi japë përgjigjen në numrin më të madh të kërkesave në bazë të ligjit mbi qasjen e lirë të informatave.

Të gjithë këto arritje dhe përgaditje të përmendura më japin shpresë që viti i ardhshëm do të jetë viti i zhvillimit dhe i investimeve për komunën e Ulqinit, për interesin dhe të mirën e gjithë qytetarëve.

Faleminderit

Shikimi i tabelës Kliko në dokument

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

9