Dervishi fitues i turneut të tenisit “Shkodra Indoor 2012”

December 30, 2012   | Rajoni / Region

maliq dervishi ne darke me pjesemarresit e turneut te tenisit
Kështu ka ndodhur edhe këtë vit kur Maliq Dervishi nga Ulqini është shpallur fitues i këtij turneu. Ai ka mundur në finale shkodranin e njohur Shpëtim Hoxha, edhe ky një pasionant i hershëm i këtij sporti. Ka qenë një ndeshje me shumë rivalitet por në fund ka fituar tenisti ulqinak. Ndeshja finale është luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Për këtë arsye, ky turne quhet dhe “indor” ngaqë zhvillohet në ambjent të mbyllur. E rëndësishme është që niveli i tenistëve nga viti në vit shënon rritje dhe kjo është shumë pozitive. Promovimi i këtij sporti ka vlera jo të vogla dhe merita natyrisht që shkon për shoqatën “Shkodra Tenis” me drejtuesin e saj Sokol Hoxha. Aktiviteti i zhvilluar se fundi ka shkuar ne menyren me te mire te mundshme dhe drejtuesi i keti turneu Dritan Kruja është shprehur mëse i kënaqur me nivelin e paraqitur dhe ka shprehur dëshirën që vitin e ardhshëm, cilësia të jetë edhe më e madhe.

shkodrasport