Zenka: Qeverisë së Ulqinit po i bien maskat, ku janë ekspertët?

January 7, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

zenkaRa kjo gjëmë dhe u pamë por gjithsesi maskat ranë

Pushuan patriotët e ardhur nga Amerika. Pushuan patriotët kujdestar nga Mali i Zi. Pushuan të gjithë zhurmuesit
parazgjedhor. Pushuan emisarët për bashkimin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi. Me ata pushuan
edhe sulmet ndaj UDSH-së.

Heshtja flet e mbi të gjitha dëshmon se misioni u krye me sukses,fundja skane edhe pse të flasin sepse roli dhe detyra e tyre nuk parasheh aktivitete paszgjedhore.
E po zotëri të nderuar ju që me vite te tera, vend e pa vend, kritikonit UDSH-në për pjesëmarrje në Qeveri ,çfarë keni të thoni për këtë maskarallëk dhe turp te cilin keni rast ta ndiqini këto dy muajt e fundit nga dy partitë shqiptare . Si ka mundësi që të gjithë heshtin para faktit që partite shqiptare nuk bashkevepruan gjate fazës së formimit të Qeverisë, por njëra e mbeshteti DPS-in pa parakushte, kurse tjetra u fut nën çadrën e platformës politike me partitë e pakicave joshqiptare, gjoja për të siguruar pozite sa ma të mirë ne bisedime. Rundi parë rezultoj barazi me mjerimin dhe poshtërimin e të gjitha vlerave të cilat shqiptarët perpiqen ti sigurojne në shtetin e Malit të Zi. Njëra parti apo koalicion as nuk e mori mundin që të bëjë negociata por thjesht luajti rolin të cilin edhe e kishte për ta luajtur. Partia apo koalicioni tjetër nuk bënë gjë tjetër vetem se boshnjakët prej një ministrie pa portofol i bëne me nënkryetar Parlamenti dhe nënkryetar Qeverie , ndërsa kroatët pa pritur dhe pa kujtue i bën me ministër ,kurse shqipëtarët u kenaqen me ndihmësministra edhe kjo ne pritje.

Ku jane dhe ku humbën deklaratat dhe retorikat fjalmëdhaja që atyre nuk i intereson nje ministri siç ishte ajo e pakicave të cilën e mbulonte UDSH-ja ,por pretendonin ministri me potencial më të madh siç ështe fjala vjen Ministria e Turizmit . A thua rastësisht harruan që në këtë platforme të përbashkët me kroate e boshnjake ta përmendin statusin e komunës së Tuzit(dihet që boshnjakët se përkrahin këte projekt). Rastësisht u harrua Valdanosi apo rastësisht u harruan te gjitha ato kërkesa në saje të cilave edhe egzistojnë partit nacionale (shqiptare). Shume rastësi që të quhen rastësi?! Duhet te pyesin veten keta zoterinj qe me UDSH-në nuk dëshiruan të bënin as klub parlamentar, gjoja se kjo parti ishte në Qeveri kurse sot nuk zgjedhin askënd për te formuar klub. Që të jete dyftyrësia sa më e madhe dhe tipike për ate politike tregon edhe fakti që shqiptarëve në mes veti ne legjislaturën e parlamentit të kaluar iu deshtën plot dy vjet negociata për të formuar klubin e përbashkët ndërsa me kroatet e liberalet u morën vesh për një ditë. Vite me radhe u etiketuam si varse ne gjerdanin e Qeverise ,por tani po i shohim kuazipatriotët se si duket varësja e vërtetë dhe servilizmi. Mos valle rastësisht u paraqit kolona e katërt ne këto zgjedhje .Mos valle rastësisht u përkrahën këto shpëtimtare të kombit nga shpëtimtarët kujdestare ne SHBA . A thua është rastësi edhe fakti që dy shqipfolës votuan kundër ne Komisionit Republikan Zgjedhor qe UDSH-së ti jepet mandati i deputetit, por perkundrazi votuan që deputeti ti takoj partise apo koalicionit SERB. Shume rastësi per tu quajtur rastësi ?! Prej UDSH-së u kërkua që të nënshkruaj Marrëveshje parazgjedhore me partitë tjera shqiptare për mospjesëmarrje në Qeveri, dhe çfare ndodhi? Ndodhi ajo të cilën ne e kemi paralajmëruar, por të themi të drejtën nuk besuam se ata do ti thenin këmbët duke vrapuar për të hyre në Qeveri . Nuk besuam qe pjesëmarrja e tyre do jete kaq e zhveshur dhe pa pikë e dinjiteti politik. Nuk besuam që do e zhvleftësonin kaq shume dhe kaq shpejt faktorin shqiptar në skenën politike të Malit të Zi. Me të vërtet i tejkaluan të gjitha parashikimet tona . Nuk është e rastit pra fushata shumëvjeçare antiUDSH.Nuk është e rastit që UDSH-së i grabitet deputeti.

Po ti sillemi pushtetit lokal koalicionit të famshëm shpëtimtar, çfarë kemi ? Vetvetiu shtrohet pyetja – ku jan ekspertët? Ku është plani agrar ku parashikohej shtimi fondit të bagëtive në hiç më pak se 9000 (nënt mijë) krene lope,që të jet ironija edhe më e madhe dëshmon fakti që ne buxhetin e vitit 2013 jan parapare 5000 (pesemijë) Euro për bujqësi. Ska fjale buxhet tejet premtues për bujqit tanë .?! Më së shumti këtu çudit fakti që të gjithë këshilltarët nga pozita prej Anës Malit një zërit e votuan këtë propozim.
Për sport dhe kulturë janë paraparë 18000 euro. Me të vërtet për vitin 2013- të me këtë shumë të paraparë na presin evente të medha kulturore dhe sportive.?! Katër dite me radhë një komunë ska furnizim me ujë , por të gjithe përgjegjësit sillen sikur kanë qene vetëm katër minuta Si është e mundur që një ndërmarrje siç është NP-Ujësjellësi dhe kanalizimi për pese muaj të krijojë borxhin prej 3000000 (tre milion) Euro.

Mjafton të ceket se borxhi i krijuar është baras me buxhetin e realizuar të Komunës së Ulqinit për vitin 2012-të. Edhe pse derisa ishin në opozitë gojen e kishin plot e përplot ligjshmëri , aktet e aprovuara në parlamentin lokal tregojne paligjshmëri. Ata ishin ekspeditivë dhe të suksesshëm vetëm kur bëhet fjalë për mbledhjen e tatimeve nga qytetarët (prej 1300000 euro realizuan 1307000 E) me crast plani u realizua më se 100%. Nderkohe obligimet e tyre ata nuk i respektuan ,këtë e dëshmon edhe fakti që prej shumës së paraparë prej 1700000 eurosh për legalizim të objekteve u realizuan vetëm 12000 E. Më interesantja në lidhje me këtë të dhënë është se asnjëri prej udhëheqësve lokalë shumica e të cilëve edhe i kanë objektet e tyre në këto zona (përmbi 50 000 m katrore) nuk po japin as edhe nje lek për ti shlyer obligimet e veta qytetare. Edhe pse UDSH-ja prej fillimit është deklaruar se do jetë konstruktive, çka e dëshmoi edhe me përkrahjen e shumë propozimeve të dala nga pozita, duket se nuk qe e mjaftueshme, dhe e gjithë kjo maskaradë e të udhëhequrit të pushtetit mund të përkufizohet me këto fjalë :

Pesëqind ditë pushtet ,pesëqind punëtor pa rroga 

zenka1.Sidoqofte UDSH-ja është dhe mbetet i vetmi subjekt politik i cili diti ti artikulojë interesat politike të pakicës shqiptare në Mal të Zi. Ne kete kuader vlen të përmenden disa prej projekteve të cilat dukshëm e përmiresuan statusin politik te Shqiptarëve në Mal të Zi siç janë : Memorandumi për të drejtat e pakicave në Maltë Zi, akt politik i cili i ringjalli boshnjakët dhe zgjoi nga gjumi politik kroatët, Ligji zgjedhor me zonë të veçantë për shqiptarët, Ligji për formimin e këshillave nacionale, Ligji për të drejtat e popujve pakicë, Ligji mbi përdorimin e simboleve kombëtare, Fakulteti i mesuesisë, pikat kufitare Vermosh dhe Sukubine, Materniteti në Ulqin, Jetësimi me amerikanet i projektit për Komunë Urbane të Tuzit, si fazë kalimtare deri në komunë të plote, Sensibilizimi i kërkesave për kuota të garantuara për studentët etj.
Ne kete vorbull politik UDSH është fajtor sepse qëndroj si shumë indiferent ndaj sulmeve primitive që vinin pa reshtur nga kundërshtaret tane politike duke menduar së gënjeshtrat kanë fund, imponimet dhe trillimet kanë fund, por ja pra që s’paskan. Po ashtu UDSH ështe fajtor sepse kohë të gjatë në trupin e vet mbajti tradhtarë të profileve të ndryshme të cilët nuk dinin të bënin gjë tjetër veçse të ngulnin thika pas shpine dhe këtë e bënin duke u qeshur. Prandaj ne i ftojme subjektet ne fjale qe te largohen nga koalicionet e kalbura politike si në pushtetin qëndror ashtu edhe në atë vendor. Duhet ti përvishemi punës përndryshe humnera na pret.

(Autori është kryetar i UDSH-së)

Koha Javore

26