Raporti financiar për realizimin e buxhetit 2012 në Komunen e Ulqinit nga Mr. Agron Ibrahimi

January 8, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Agron IbrahimiViti 2012: Rritem realizimin e buxhetit dhe zvogluam evazionin fiskal

Realizimi i Buxhetit për vitin 2012 në bazë të Vendimit mbi ndryshimin e Vendimit të Buxhetit të Komunës së Ulqinit është realizuar pothuajse në përmasa 100%.

Realizimi i të hyrave vetanake në krahasim me vitin 2011 ishte 25% më i madh çka është fillimi i suksesshem i mënyrës së vjeljeve të taksave komunave dhe tatimeve ku përgjegjëse është vetë komuna.

Vlenë të përmendet se pikat buxhetore Tatimet u realizuan në përmasë 101,12% posaçarishtë tatimi në patundshmëri ku u realizua në shumën 1.070.000,00 euro apo 170.000,00 euro më shumë se vitin paraprak.

Gjithashtu edhe realizimi i taksave komunale është në nivelin 95% nga shuma e planifikuar.

Kur është fjala tek Kompensimet vlenë të veçohet se ka patur rritje të të ardhurave nga Kompensimet për objektet e përkohshme për 20% dhe rënie e të hyrave nga Kompensimet për legalizimin e objekteve ndërtimore dhe Kompensimet për shfrytëzimin e rrugëve komunale.

Të hyrat reale Buxhetore për vitin 2012 janë më të mëdha për 350.000,00 euro krahasuar me vitin paraprak megjithëse mund të theksohet se ishte një vitë i vazhdimit të krizës ekonomike në bazë të të gjitha parametrave makroekonomike shtetërore. Këto mjete u shfrytëzuan për zbutjen e gjendjes sociale tek ndermarrjet publike të themeluara nga Kuvendi komunal si dhe për shlyerjen e borxheve nga vitet e kaluara.

Borxhet nga vitet e kaluara dhe lendët gjyghësore janë duke paraqitur një barrë të rëndë për mbajtjen e stabilitetit financiar të Komunës, sepse vetëm gjatë vitit 2012 kemi pasur pagesa nga lëndet gjygjësore në shumën prej 550.000,00 euro, disa nga këto lënde datojnë nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. Kjo dmth. se gabimet e administratës së viteve të mëhershme jemi të detyruar t’i paguajmë ne tani pa asnjë faj. Këto vendime po e dëmtojnë rënd edhe funksionimin e administratës lokale pasi që si rezultat i këtyre bllokadave gjygjësore edhe punëtorët e administratës lokale kajnë hyrë me minus tri rroga në vitin 2013.

Vlenë të veçohet se viti 2012 ishte vit i shkurtimeve drastike i të gjitha shpenzimeve administrative të panevojshme duke u nisur nga reprezentacioni, udhëtimet zyrtare, rryma elektrike, mirëmbajtja e infrastrukturës, benzini etj.

Sa i përket Vendimit të tatimit në patundshmëri i cili u miratua nga Kuvendi Komunal në fund të vitit 2012 dua të informoj opinionin e gjërë se Komuna e Ulqinit ka miratuar dy vendime dhe ato Vendimin e tatimit në patundshmëri dhe Vendimin për caktimin e vlerës së tokës dhe objekteve për tatim.

Në bazë të vendimit të ri objekti afarist për 100 m2 në zonën e parë tatohet në shumen 193 euro, ndërsa objekti banues në shumën 103 euro, çka dmth. se tatimi në patundshëri për objektet afariste është gati dyfish më i lartë se për objektet e banimit si rezultat i Vendimit për caktimin e vlerës së tokës apo objektit.

Gjithashtu dua të theksoj se e njëjta kvadratur e objekteve afariste apo banesore në qytetin e Tivarit apo Budvë ka obligim pagese tatimore dy herë më të madhë se sa ai objekt të gjindet në teritorin e Komunës së Ulqinit.

Sekretari për buxhet dhe financa
Mr Agron Ibrahimi

 Lajme nga Ulqini

4