Sot në Plavë mbahet referendumi për statusin e Komunës së Gucisë

January 8, 2013   | Rajoni / Region

gusinje referendumBanorët e Plavës deklarohen sot në referendumin konsultativ për iniciativën që Gucia sërish të ketë statusin e Komunës.

Kryetari i Kuvendit komunal të Plavës Said Çekiq ka deklaruar se pret rezultat pozitiv të votimit në referendum dhe se Gucia së shpejti do të jetë Komunë në vete.

Sipas fjalëve të tij ministria për punë të brendshme dhe administratë publike do të formojë Komisionin të cilin do ta përbëjnë përfaqësuesit e qeverisë si dhe një përfaqësues i iniciativës , pra i Kuvendit komunal të Plavës.

Komisioni do të shqyrtojë rezultatet e referendumit dhe do të përgatis amendamente për ndryshimin e ligjit për organizimin territorial. Më pas komplet dokumentacioni do ti dorëzohet Kuvendit të Malit të Zi për shqyrtim dhe deklarim , ka thkesuar Çekiq.

Përndryshe, në një takimi të zhvilluar në muajin e kaluar, partitë nacionale shqiptare që veprojnë në Komunën e Plavës, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Forca e Re Demokratike, kanë marrë qëndrim të përbashkët që referendumi konsultativ për formimin e Komunës së Gucisë duhet bojkotuar.

Ata apelojnë te të gjithë qytetarët e Komunës së Plavës, pjesë e së cilës është edhe Gucia, që sot, kur po zhvillohet referendumi, të mos dalin në votime dhe të bojkotojnë këtë referendum.

TVCG