Zona Ulqin – Lezhë me Mmax=7.0 në 9 zonat e burimeve sizmike – Video

January 17, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

HARTA SIZMIKE E SHQIPERISË_ULQINITë rrezikuar nga tërmetet, akademikët nxjerrin hartën e re sizmike http://www.wbseismicmaps.org/Documents/Albania_Ig.pdf

Sulstarova: Kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit, atë të viteve ’80, që është edhe sot në fuqi

Sizmologët kanë detajuar një hartë të re sizmike të vendit, e cila sipas tyre duhet të respektohet për ndërtimet e ndryshme që kryhen në vend. Katër emra të njohur në fushën e sizmologjisë, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, përmes monografisë së botuar së fundi “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”, nxjerrin në pah mungesën e zbatimit të ligjit për ndërtimet, të cilat ngrihen pa u kryer më parë studimi sizmologjik. “Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë. Shqipëria është goditur nga tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dëme materiale dhe viktima në njerëz. Në vitin 1995 qeveria nxori një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera. Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona”, – shprehet akademiku Sulstarova.

HARTA SIZMIKE E SHQIPERISË

Përmes studimit të kryer, pas 30 vjetësh akademikët kanë nxjerrë hartat e reja të shpërndarjes sizmike, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që të jenë të detyrueshme për të gjithë ndërtuesit në vend. “Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ’80, që është edhe sot në fuqi”, – thotë Sulstarova. Në studim një rëndësi e veçantë i është dhënë vlerësimit të rrezikut sizmik probabilitar, duke analizuar shpërndarjen në kohë e hapësirë e aktivitetit sizmik në Shqipëri. Mbi këtë bazë është vlerësuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet IX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5. Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë. Monografisë ja rrisin vlerën edhe 12 harta të rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për 36 qytete. Në monografi arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike  në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:500.000, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi.

 

Në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet IX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5

ZONAT SIZMIKE

9 zonat e burimeve sizmike

Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

Korçë-Ohër me Mmax=6.9

Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

Pejë-Prizren me Mmax=6.8

Zona e Shkupit me Mmax=6.5

 

Burimi: Mapo.al

1