Konkurs për ndarjen e bursave për studentë nga Komuna e Ulqinit

January 18, 2013   | Shoqëria / Društvo

bursa per studentKomuna e Ulqinit shpall konkurs për ndarjen e bursave për student të dalluar

 

KOMUNA E ULQINIT SEKRETARIJATI PER ADMINISTRATË DHE VEPRIMTARI SHOQERORE

Në barë të nenit 2 te Rregulores per kriteret e bursës për studentët e talentuar te Komunes se Ulqinit, shpallë

KONKURS

Per ndarjen e bursave studenteve te talentuar per vitin shkollor 2012/2013

Komuna Ulqinit do t’u ndajë bursë studentëve të rregulltë më të mirë të talentuar të vitit të II – të dhe viteve të tjerë të fakulteteve dhe akademisë së arteve, pa marrë parasysh vendin e studimit, nëse vendbanimin e kanë në territorin e Kominës së Ulqinit dhe që plotësojnë këto kushte:

– që ne afat dhe me sukses i ploteson obligimet e caktuara te parapara me Regulloren per ndarjen e bursave studenteve te talentuar te Komunes se Ulqinit,
– i cili ka veçori specifike dhe aftësi kreative per pune artistike dhe shkencore ne lëmi te caktuara,
– të cilët kan te fituara shperblime ne garat republikane dhe nderkombetare.

Kandidati i (student) paraqitur ne konkurs duhet te kete me se paku noten mesatare 9 (nente) prej vitit te kaluar te studimeve.

S’bashku me fleteparaqitjen dhe vertetimin qe kandidati deshmon qe i plotson kushtet duhet te deponoi edhe :

1.Çertifikaten e lindjes,
2.vertetimi i vendbanimit,
3. numri i telefonit fiks

Afati per dorzimin e e fletparaqitjes prej 17.01. deri 18.02.2013

Fleteparaqitja dorëzohet ne adresen e poshte shenuar: Komuna e Ulqinit – Sekretarijati per admini. dhe vep.shoqerore, rr. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, te shenuar per komisionin per ndarjen e bursës studentave te dalluar, ne sportelin e byros civile Komuna Ulqin.

Me hollësishte mund te informoheni ne numrat e tel. 030/412-050, lokali 109, personi kontaktues: Ahmet Aloshi, mob. 069-034-228.

SEKRETAEIJATI PER ADMINISTRATË, DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE