PSD e Malit të Zi janë kundër kandidaturës së Vujanoviqit

January 30, 2013   | Rajoni / Region

Partia Socialdemokrate e Malit të Zi (PSD), kryetar i së cilës është Ranko Krivokapiq, porositi se nuk do ta mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Filip Vujanoviq, në zgjedhjet presidenciale në vend, gjegjësisht, siç njoftuan, do t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat juridik që ta kontestojnë nominimin e tij për mandant të ri në vendin shef i shtetit.
sdp_vujanovic

PSD dhe PDS janë partnerë afatgjatë koalicioni, por edhe krahas kësaj partia e Krivokapiqit e konteston të drejtën e Vujanoviqit për edhe një mandat presidencial, për shkak se, gjoja, nuk ka të drejtë ligjore për të.

Kryesia e PSD-së, në seancën që përfundoi mbrëmë vonë, vendosi të mos e mbështesë Vujanoviqin në zgjedhjet për president të Malit të Zi, të caktuara për më 7 prill, dhe porositi se do t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat juridik që ta kontestojë kandidaturën e tij.

Zëdhënësi i PSD-së Mirko Staniq, deklaroi se kjo parti nuk do ta mbështesë Vujanoviqin nga arsye kushtetuese dhe politike.

-PSD-ja, me qëllim që ta pengojë rënien e institucioneve kushtetuese dhe prestigjin ndërkombëtar të Malit të Zi, do t’i shfrytëzojë procedurat juridike për kontestim të kandidaturës së Vujanoviqit, theksoi ai.

Vujanoviqi deri më tani dy herë është zgjedhur për president malazez, por ekziston dilemë se nëse i llogaritet mandati i parë, duke pasur parasysh se Mali i Zi atëherë ende nuk ishte shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, lideri i PDS-së dhe kryeministër malazez Millo Gjukanoviq paraprakisht deklaroi se kandidatura e Vujanoviqit padyshim se është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Malit të Zi.

PDS-ja shpreh keqardhje që për kandidaturën presidenciale të Vujanoviqit nuk është arritur konsenzus i plotë i koalicionit, por edhe pa të, ai ka mbështetje të mjaftueshme që të fitojë”, vlerësoi Gjukanoviq.

Kurir.mk