Kryetari Cungu takon kryetarin të fondit malazez për ndërtimin z.Danillo Popoviq

February 2, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif Cungu - Danillo Popovic.3Kryetari Cungu priti sot në takim kryetarin e bordit të drejtorëve të fondit malazez për ndërtimin e objekteve solidare z.Danillo Popoviq

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtoret e tij, priti sot në takim kryetarin e bordit të drejtorëve të fondit malazez për ndërtimin e objekteve solidare z. Danilo Popoviq.
Z. Popoviq i njoftoj të pranishmit lidhur me punen dhe aktivitetin e fondit malazez për ndërtimin e objekteve solidare duke theksuar së ky fond ka ndërtuar një numër të konsideruar të objekteve të banimit të cilat u janë dhënë puntorëve të ndërmarrjeve të ndryshme publike apo private me një çmim të volitshem, i cili është 20%, 30% e deri edhe në 50% më i ulët se çmimi i tregut të lirë.
Nazif Cungu - Danillo Popovic
Ai theksoi se Ulqini është qyteti i vetem në bregdetin e Malit të Zi ku në 30 vitet e fundit nuk është ndërtuar asnjë objekt solidar i banimit, andaj ky fond shpreh nevojen dhe gadishmerinë për të filluar ndërtimin e objekteve të tillë.
Kyetari Cungu duke e falenderuar z.Popoviq, u shpreh se Komuna e Ulqinit e mirpret fillimin e një projekti të tillë i cili do të ndikojë pozitivisht tek qytetaret tanë. Duke ju premtuar atyre që do të angazhohet në gjetjen e një lokacioni të përshtatshem, ai u shpreh se Komuna e Ulqinit do të ndihmoj në përshpejtimin e dhënies së kushteve urbanistike poashtu edhe në lirimin nga pagesa e komunalive duke eleminuar kështu çdo barrier për ndërtimin e këtyre objekteve.
Nazif Cungu - Danillo Popovic.1
Fusha e Ulqinit mbetet një nga zonat më të përshtashme për një projekt të tillë, mirpo duke qenë që Komuna e Ulqinit është duke punuar intenzivisht në hartimin dhe miratimin e planeve urbanistike, mund të planifikohen hapsirat e nevojshme për ndërtimin e këtyre objekteve edhe në zona tjera të qytetit u shpreh z.Cungu.

Të dy palet shprehen vullnetin e tyre për tu angazhuar në shqyrtimin e mundësive më adekuate për fillimin e këtij projekti.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE