Tuna rrëmben ish të dashurin e Dafina Zeqirit

February 4, 2013   | Lajmet / Vijesti

Tuna_KrenarCocajNë një fotografi të publikuar nga një mik i saj, shihet këngëtarja Tuna nën shoqëri të ish të dashurit të Dafina Zeqirit, e cili është Krenar Çoçaj.

Të tre, shihen duke u argëtuar në një klub nate ndërkaq, nuk është e qartë përse Krenari ndodhet në mesin e Tunës.

Tuna, njihet si një femër mjaftë kontraverse e cila parapëlqen të terheq vëmendje në mënyra të ndryshme. Pak ditë në parë, ajo thumboi reperët kosovarë duke i akuzuar se po huazojnë kolona zanore nga filma turqisht gjë që u duk të ishte e drejtuar më shumë nga kënga e re, ‘Ngoje zemrën tem’ e grupit ‘Kaos’.

Në këtë rast, ajo nuk mbeti pa kundërpërgjigjje.

”Ata që i kanë bërë “soundtrack”-at turqisht, t’i kanë bërë hitet më të mëdhaja në karrierë. Prapë se prapë, më mirë se me rreh ****…”, ishte reagimi Lumit të ‘Kaos’ që u duk si kundërpërgjigjje ndaj këtyre fjalëve të Tunës.

Telegrafi