5 vjetori i pavarësisë së Kosovës, uron Partia Demokratike

February 16, 2013   | Ngjarjet - Events

Telegram urimi kryetares së Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga
partiademokratikeMe rastin e 5- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës,në emër të Partisë Demokratike me seli në Ulqin,Fatmir Gjeka dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe vëllazërore.

Republika e Kosovës , fal udhëheqjes dhe prezantimit Tuaj dinjitoz, ajo në mbarë botën njihet e respektohet si shtet i pavarur, serioz, partnere e denjë e aleatëve të ardhmërisë dhe integrimeve evropiane dhe evroatlantike.
Të gjitha këto rezultate të arritura, me sakrifica dhe përpjekje ,këtë 5- vjetor e bëjnë më madheshtor, më krenarë për shqiptarët në Republikën e Kosovës dhe kudo në botë.

Me këtë telegram urimi,ka përgëzuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës,Jakup Krasniqi, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm.

 

SHËRBIMI PËR INFORMAIM I PD