Cungu takon përfaqësuesit e OJQ “Shfrytëzuesit e Plazheve të Plazhit të Madh” Ulqin

February 19, 2013   | Shoqëria / Društvo

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua me përfaqësuesit e OJQ “Shfrytëzuesit e Plazheve të Plazhit të Madh” Ulqin

Si vazhdim i bisedimeve dhe konsultimeve lidhur me problemet me të cilat hasen qiramarrësit i plazheve në Ulqin, sot është mbajtur edhe një takim në mes Kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, përfaqësuesve të OJQ “Shfrytëzuesit e Plazheve të Plazhit të Madh” Ulqin dhe NP Komunale. Në takim janë konkretizuar aktivitetet me rastin e përgatitjes së sezonit turistik dhe zgjidhes së problemeve me të cilat hasen qiramarrësit e plazheve.
NazifCungu takon përfaqësuesit e plazhave ne ulqin

Një prej problemeve kryesore për qiramarësit e plazheve mbetet pamundësia e marrjes së plazheve me qira për një periudhë më të gjatë që njëherit krijon edhe pasiguri tek pronarët e plazheve në investime. Kryetari Cungu ka theksuar që NP Të mirave detare është dërguar propozimi për mundësinë e marrjes me qira për një periudhë 5+5 vjet ose së paku 3+3 aq sa edhe është periudha e lejes për objektet e përkohshme.
NazifCungu takon përfaqësuesit e plazhave ne ulqin.1

Ky propozim do t’i dërgohet edhe Ministrisë së financave dhe Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Këtij propozimi do t’i shtohet edhe nevoja që në tenderat për qiradhënien e plazheve në një masë më të madhe të shqyrtohen referencat e qiramarrësve potencialë të plazheve gjë që do të ndikojë në cilësinë si dhe sigurinë ne zgjedhjen e pronarëve të plazheve.
Në takim gjithashtu është diskutuar për shërbimet e NP Komunale në pastërtinë e plazheve si dhe mënyrën e shfrytëzimit të makinës së re për pastrim të cilën e disponon kjo ndërmarrje. Të gjithë kanë qenë dakord që pastërtia vitin e kaluar ka qenë në një nivel më të lartë se viteve të mëparshme. Gjithashtu kanë vlerësuar që shfrytëzimi i shërbimeve të NP Komunale me makinën e re për pastrim edhe më shumë do ta avancojë nivelin e pastërtisë në plazhet e Ulqinit.

Municipality of Ulcinj / Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE