Luana Vjollca i ka fryrë buzët?

February 21, 2013   | Lajmet / Vijesti

Luana Vjollca instagramPrezantuesja e njohur e ekranit, Luana Vjollca ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për ndërhyrje në buzët e saj.

Përballë këtyre thashetheme, ajo ka vendosur të reagojë, duke postuar një foto në Instagram, me buzë të palyera, pasi sipas saj, kështu kuptohet nëse janë bërë apo jo.

“Çudia e rradhës: Paskam bërë buzët! Është qesharake sepse është lehtë e verifikueshme por po i kushtoj pak kohë me një foto pa buzëkuq, vendosja e të cilit në foto të tjera mi ka dërguar më të trasha.

Nuk kam paragjykime kundrejt askujt, por personalisht siç e kam theksuar shumë herë jam kundra ndërhyrje për ekzagjerime të tilla.”- shkruan Luana në Instagram.

Vipat.info


YouTube Preview Image