OT e Ulqinit merr pjes në panairin e turizmit në Beograd

February 24, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

OT e Ulqinit ne panairin e turizmit Beograd.8 Panairi i turizmit Beograd (21 – 24.02.2013)

Ne panairin e turizmit IFT te Beograd I cili ka filluar me 21 dhe do te mbaroje me 24 shkurt, Organizata Turistike e Ulqinit ne bashkepunim me Organizaten Nacionale dhe organizatat tjera lokale te Malit te Zi eshte duke marre pjese ne banakun e perbashket ne salen numer 1, ku OT e Ulqinit per prezentimin e qytetit dhe per te gjithe subjektet turistike ka siguruar stenden prej 30m2. Oferten e vet turistike ne kete panair kane vendosur ta prezantojne edhe “HTP Rivijera e Ulqinit”, “HTP Plazhi i madh”, hoteli Albatros si dhe shume afariste dhe agjensi nga Uqini. Diten e pare te panairit vizita ka qene shume e madhe dhe te interesuarit qe vizituan banakun e Malit te Zi kane treguar interesim per sezonin veror turistik, pushimin aktiv etj. OT e Ulqinit me kete rast ka bere reprintimin e katalogut te akomodimeve edhe ne gjuhen malazeze/srbe me te cilen ka pasuruar oferten e vet turistike.

OT e Ulqinit ne panairin e turizmit Beograd.7

Naten e pare ne kuader te aktiviteteve te panairit, ne klubin “Cesar” delegacioni i Malit te Zi te cilin e udheheq Misnitri i turizmit Branimir Gvozdenoviq ka organizuar nje mbledhje per medijet, turoerateret si dhe miqt nga Serbija dhe Mali I Zi nen organizimin e Organizates Nacionale. Ne kete mbledhje kane marre pjese ambasadori I Malit te Zi ne Serbi, perfaqesuesit e ambasadeve te vendeve tjere ne Serbi, si dhe aktor dhe shume personalitete te njohura nga politika, kultura, biznesi, arti , sporti dhe medijet e ndryshme. Drejtori I ONT Sasha Radoviq I ka pershendetur te pranishmit dhe I ka njoftuar me oferten e tanishme te Malit te Zi per kete sezone. Ka theksuar qe pregaditjet e sezonit kane filluar shume me heret ne te gjitha aspektet.

Organizata Nacionale ne bashkepunim me Organizatat tjera e poashtu edhe me OT te Ulqinit ka organizuar diten e dyte nje shoqerim “Shija e pare e veres”, per partneret, medijet, turoperateret ne banakun e perbashket, me prezentimin tradiconale te vererave dhe specijaliteteve malazeze.

OT e Ulqinit ne panairin e turizmit Beograd.5

Te dhenat statistikore tregojne qe ne vitin 2012 Malin e Zi e kane vizituar 12% me shume turiste nga ky treg ne krahasim me vitin 2011. Sipas analizave te agjensionit ‘TNS MEDIUM GROUP” prej numrit te pergjithshem te cilet pushimet verore I kane kaluar jasht Serbise rreth 41.4% prej tyre kane zgjedhuar bregdetin malazias, 21.1% Greqine, 6,2% Turqine, dhe 2,8% Kroacine , cka do te thote qe Mali I Zi eshte akoma destinacioni I preferuar per turistet nga Serbija.

Ne fund duhet te themi qe Ulqinin gjate vitit 2012 e kane vizituar 12.918 turiste nga Serbija, te cilet kane realizuar 107.497 fjetje cka do thote 17% me teper ne krahasim me vitin 2011.

 

 

Sherbimi I Organizates Turistike

1