Rita Ora nderohet nga ambasada e Shqipërisë në Londër – Video

February 26, 2013   | Lajmet / Vijesti

Rita Ora ndryshe është quajtur edhe si ambasadorja e trojeve shqiptare, për përfaqësimin e denjë anë e mbanë botës. Me këtë rast Ambasada e Shqipërisë në Londër ka organizuar një eveniment të posaqëm për ta nderuar me disa dhurata simbolike.

Rita Ora-londer
Përfaqësuesi i Ambasadës, në emër të kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, i dhuroi Ritës 3 monedha unike të papërsëritshme si dhe një xhubletë (veshje tradicionale nga Shqipëria veriore), e cila daton qysh nga kohërat e lashta ilire. Rita ishte mjaft emocionouar, por ajo premtoi se edhe më tutje do ta përfaqësojë vendin e saj duke ndihmuar edhe gjeneratat e reja për një integrim sa më të mirë nëpër botë.

Albtime.com

YouTube Preview Image