Pesë kampionë të Malit të Zi për KK Ulqini

February 27, 2013   | Sporti / Sport

Klubi Krates UlqiniTë shtunën, më 23 shkurt 2013 në Podgoricë u mbajt Kampionati i Karatesë së Malit të Zi për pionierë dhe shpresa në kata individuale dhe ekipore dhe në luftëra individuale. Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit në vend të tretë në renditjen e përgjithshme, në vend të parë u rendit KK “Buduqnost”, ndërsa vendi i dytë i takoi KK “Omlladinac” nga Podgorica.

Në disiplinën individuale në luftëra kampionë të Malit të Zi u shpallën 3 garues, kurse në kata 2 garues. Diellëza Rama për herë të tretë shpallet kampione e Malit të Zi në luftëra individuale: në vitin 2011, 2012 dhe tash në vitin 2013 në kategorinë -42 kg . Kampion i Malit të Zi u shpall dhe Ronald Jacoviq në kategorinë -35 kg, i cili premton shumë dhe nga ai priten edhe rezultate edhe më të mëdha. Po ashtu ish-nënkampioni i vitit të kaluar Nermin Suma këtë vit tregoi që nuk ka më të mire duke u shpallur kampion në kategorinë -45 kg. Në kata individuale kampionë të Malit të Zi përvitn 2013 u shpallën Mark Daboviqi dhe Diellëza Rama. Nënkampionë të Malit të Zi u shpallën 4 garues: Eliza Salihu, Katarina Marnikoviq, Albert Rudoviq dhe Ensar Marshiqi.

Me medalje të bronztë u kurorëzuan 8 garues dhe 2 ekipe. Në luftëra individuale me medalje të bronztë u kurorëzuan Gabriel Bytyqi, Elvir Islamoviq, Marko Daboviq, Arben Elezi, Christofer Rudoviq dhe Adnan Kuqi. Në kata individuale me medaljen e bronztë u kurorëzua Ronald Jacoviq dhe Nermin Suma.

Ekipi i pionierëve në kata ekipore, në përbërje Pjeter Hot, Ronald Jacoviq dhe Gabriel Bytyqi u kurorëzua me medalje të bronztë. Po ashtu dhe ekipi i shpresave në kata ekipore, në përbërje Ensar Marshiq, Ibrahim Zogaj dhe Marko Daboviq u kurorëzua me medalje të bronztë.

-Ky është një fillim i mbarë i sezonit të parë të garave për këtë vit dhe ne jemi të kënaqur me rezultatet e arritura të garuesve tanë, të cilat edhe ishin pak a shumë të prituara, pasi që përgatitjet kanë qenë shumë intensive duke ushtruar çdo ditë pa ndërprerje. Rezultatet nuk do të na mungojnë as në të ardhmnen, por përkrahja financiare nga komuna dhe institucionet publike dhe private është e mjerueshme. Pa të këta të rinj e të reja nuk do të kenë mundësi që të përfaqësojnë qytetin tonë, emrin e të cilit e mbajnë plotë 3 dekada në gara prestigjoze. Fatkeqësisht nëse kështu do vazhdohet rruga na çon kah shuarja e një tradite të gjatë e të suksesshme të klubit dhe të sporteve të tjera në përgjithësi, – shprehen trajnerët dhe udhëheqësit e këtij klubi.

Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulcinj Ulqini

19