Organizata Turistike e Ulqinit në panairin e turizmit në Berlin

March 9, 2013   | Turizmi / Turizam

Organizata Turistike e Ulqinit ne Berlin.8ITB Berlin (06 – 10.03.13)

Ne panairin internacional te Berlinit i cili po mbahet prej 06 deri me 10 mars te ketij viti, Organizata Turistike e Ulqinit eshte duke marre pjese ne kuader te banakut te perbashket te Organizates Nacionale Turistike. Panairi i turizmit ITB i Berlinit kete vit do te sjell rreth 170.000 vizitues, prej te cileve 113.000 jane profesioniste ne fushen e turizmit, si dhe mbi 11.000 kompani prej 180 vendeve te ndryshme, keshtu qe mund te themi qe ky panair eshte njeri prej panaireve me te rendesishem ne bote.

Me qellim te nje promovimit me kvalitativ dhe njohjes se publikut gjerman me te rejat e ofertes turistike te Malit te Zi, diten e dyte te panairit me 7 mars eshte organizuar nje press mengjez me medijat gjermane nga fusha e turzimit. Ketu kane follur ministri i turizmit Branimir Gvozdenoviq, drejtori i Organizates Nacionale te Malit te Zi Sasha Radoviq, drejtori i perfaqesuesit te ONT ne Frankfurt Karlo Petelin, si dhe drejtoret e Organizatave lokale turistike.

Gjate panairit ministri Gvozdenoviq dhe drejtori i ONT Radoviq do te mbajne disa takime me drejtorin e Shoqates turistike Gjermane (DRV), perfaqesuesit e organizates turistike te Kombeve te bashkuara, Keshillit boteror per turizem dhe udhetime (WTTC), Komisionit evropian te udhetimeve (ETC), me turoperatere dhe me medije te ndryshme.
Organizata Turistike e Ulqinit ne Berlin

Organizata turistike e Ulqinit ka prezentuar qytetin turisteve gjerman si nje destinacion atraktiv turistik per pushim aktiv, dhe ka bere thirje te gjithe pjesemarresve te interesuar dhe turoperatereve te DRV Kongresit te vizitojne banakun e Malit te Zi dhe te njoftohen me oferten  turistike te qytetit tone. Prej afaristeve turistik ne kete panair jane te pranishem edhe Htp Rivijera e Ulqinit, hotelet Kulla e Balshajve dhe Pallata Venezia si dhe hoteli Mediteran qe gjate ketyre diteve kane mundesine te kene konakt me partner te ndryshem dhe me klijente qe jane te interesuar per qytetin tone.

Per fundjave, kur panairi do te jete i hapur edhe per vizita individuale pritet nje numer i madh i vizitoreve ne banakun e ONT si dhe interesim per oferten turistike te Ulqinit.

Gjermania paraqet nje treg shume te rendesishem me nje numer prej 60 milione te udhetimeve ne nivelin vjetor, prej te cileve Malin e Zi vitin e kaluar e kane vizituar rreth 32.500 turiste qe kane realizuar rreth 185.000 fjetje.