Shënime për xhaminë e “Kalasë”, xhamin e Haxhi Halil Skurës

March 15, 2013   | Reportazh / Reportaža

Xhamia e Kalase, xhamia e h.Halil Skures.2

Nga Ismet Karamanaga

Xhamia e Kalasë, xhamia e h.Halil Skurës, ose e Mbretit siç quan E.Çelebija

Që në kohët e lashta në këto hapësira kanë jetuar dhe kanë vepruar shumë njerëz të njohur, duke krijuar dhe duke na lënë vepra të mëdha të një kulture impozante. Këto vepra sot mund të hasen në çdo skaj ndërmjet muraneve të Kalasë, por edhe jashtë tyre në pjesë të tjera të qytetit ku ende janë të ruajtura, pavarësisht nga termetet, koha e kaluar dhe nga pakujdesia e njerëzve.

Sipas Plinit Plaku historia e këtij qyteti daton nga kohët e antikës. Kjo histori flet për një kulturë të bujshme, për monumente të cilat na kanë mbetur në trashëgimi. Muret Ilire -ciklopike në fundamente të bedenave të Kalasë dhe përmendoret e tjera materiale dëshmojnë për këtë kulturë. Përmendoret materiale siç janë xhamitë, tyrbet dhe në veçanti hamami i xhamisë së Pashës datojnë nga koha e Perandorisë Otomane. Kjo kohë shënon një kapitull të posaçëm në arkitekturën e qytetit të Ulqinit, dhe kësaj pjese të Evropës.
Pazari i vjeter i Ulqinit

            Islamizmi të cilin e sollën osmanët në këto treva, sjellë edhe një stil të ri në arkitekturë, por edhe në jetën e banorëve në përgjithësi. Shumë nga këto monumente gjenden në Kala e shumë nga këto përmendore memece flasin për një të kaluar të bujshme të këtij qyteti. Ky popull krenar dhe i lashtë mbi 2500 vjet ka ndërruar pushtues dhe okupator të ndryshëm, por gjithmonë si feniks përsëri është ngritur dhe ka mbijetuar në këto treva, duke e ruajtur identitetin e vet. Përmendoret materiale ende mund të gjenden edhe në pjesën e re të qytetit, pavarësisht se shumë nga këto janë zhdukur me qëllim, por edhe pakujdesia e njerëzve dhe koha natyrisht e kanë bërë të vetën.

             Duhet të përmendet Pazari i Vjetër, i cili mund të shihet vetëm në piktura dhe në fotografi të vjetra, kurse krojet, të cilat kanë qenë stolisje e këtij qyteti janë zhdukur plotësisht. Nuk dëshiroj të komentoj këtë sepse është vështirë të komentohen gjërat irracionale të cilat i kanë bëre njerëzit të cilët kanë lind dhe jetuan ose ende jetojnë këtu. Posaçërisht dua të theksoj zhdukjen nga faqja e dheut e tri xhamive në Ulqin të cilat janë zhdukur me qëllim. Nuk ka nevojë koment, sepse historia nuk mund të kthehet, por është mirë të përmenden dhe të mos harrohen, që gjeneratave pas nesh tua lëm në trashëgimi të kaluarën tonë. Nuk jetohet prej të kaluarës, por është mirë ta kemi, por ta dimë dhe të mos me harrohet identiteti ynë.
Parcela e Truallit e Baskesis Islame te Ulqinit_ish xhamia e meras.1

            Xhamia e Marinarëve, xhamia e Meterizit dhe xhamia e Merasë janë zhdukur dhe janë rrënuar, për shkak të urrejtjes ndaj fesë, e cila në bazë ka paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet kombeve dhe konfesioneve të ndryshme. Është me rëndësi të përmendet një gjë e tillë sepse janë të freskëta ngjarjet të cilat pak më parë kanë ndodhur në afërsinë tonë. Është mirë të përkujtohemi sepse ne kemi qenë dhe jemi shembull i një bashkëjetese tolerante ndërmjet kombeve dhe konfesioneve të ndryshme në një hapësirë kaq të vogël. Jam i mendimit se shembullin e Ulqinit duhen ta marrin të gjitha mjediset ku gërshetohen kombet dhe konfesionet e ndryshme.

           Me këtë shënim dëshirojmë t’i përkujtojmë lexuesit në një objekt, në një xhami e cila gjendet në Kalanë e Ulqinit, por e cila sot shërben si depo apo si pjesë e muzeut. Xhamia e Haxhi Halil Skurës, xhamia e Kalasë, pra siç e quan populli mbi 300 vjet ka shërbyer dhe ka qenë në shërbimin e fesë Islame. Mijëra njerëz në këtë xhami kanë mësuar dhe kanë dëgjuar Kur’anin e shenjtë. Nga minarja e lartë e saj është dëgjuar zëri i myezinit jashtë bedeneve të Kalasë, deri në ato çaste kur regjimi komunist vendosi ta shndërroj në depo dhe më vonë në pjesë të muzeut. Kjo ideologji nuk ka arritur ta kuptojnë se Kalaja është tërësisht një muze i madh. Urrejtja ndaj fesë i shtyri të bëjnë

gabime fatale, të pakuptueshme aq më tepër që këta gabime qëllimisht i kanë bënë njerëzit, të cilët lindën këtu. Duhet të përmendet se këta njerëz kanë pasur shansë të madhe që pas tërmeteve të cilët shpesh i goditën këto hapësira e kur jugosllavia e kohës ka kursyer edhe për ne, ti ndërtojnë objektet e tilla dhe ti vënë në shërbim për qëllime të caktuara.
Xhamia-e-Marinareve-ne-Ulqin-1-Xhamia e detareve ne Ulqin

Turqit të cilët në vitin 1571 erdhën në këto hapësira, sollën islamizmin, të cilin populli e pranoi pa dhunë. Xhamia e Marinerëve në Ranën tonë magjike, e cila ka qenë një befasi e madhë për turqit, shërben si hallkë e një zinxhiri për hapjen e shpejtë së fesë islame në popullatën vendore. Këtë xhami të cilën e kanë ndërtuar maurët në shek. XIV, shekuj me radhë me minaren e largët të saj ka qëndruar si fanar, si dritë për fenë e re , si një simbol i një bashkëjetese dhe tolerancë në këtë vend të bekuar. Ky fakt është me rëndësi të përmendet sepse islamizmi siç shihet, nuk ka qenë fare i panjohur këtu dhe për këtëplandosen supozimet e disa shkencëtarëve të cilët thonë se me ardhjen e turqve shumica e popullit largohet nga qyteti.

Populli e pranon lirisht islamizmin dhe i adaptohet fesë dhe kushteve të reja. Pushtuesit e rinj duke e shtrirë fenë e re, nuk i rrënojnë objektet fetare, siç ka ndodhur më vonë shpesh tek ne. Përkundrazi, i adaptojnë i japin frymën e re, dhe përsëri i vënë në shërbim të popullit. Është mirë të përkujtohemi në rrënimin e xhamive të cilat janë zhdukur për hira politike, ose ndaj urrejtjes për fenë, e cila në bazë ka pasur dhe ka mirëkuptimin, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet popujve dhe konfesioneve të ndryshme.
ndertimi i kishes se St -Nikoles_Ulqin

          Rrënimi i xhamisë së Meterizit në të cilën imam ka shërby gjyshi im, mulla I. Karamanaga dhe ndërtimin e kishës së shën Nikollës në vend të saj në vitin 1890-95, me gurë të hequr nga fasada e bedemeve të Kalasë, nuk duhet të harrohet. Gjithashtu indinjatë të thellë ka lanë te populli edhe rrënimi i xhamisë së Marinarëve me 1931, për hir të një politikë të sëmurë, kurse rrënimi i xhamisë së Merasë shumë më vonë është fare i papranueshëm edhe nga ato të cilët ende janë të ngarkuar. Në vend të saj sot gjenden lokale të ndryshme, kurse në të na përkujton tyrbja e Resulbegëve në anë të djathtë, kurse në të majtën varrezet dhe tyrbja e famshme e Mehmet Efendisë (Sabataj Cevi) e cila sot gjendet në pronën e një familje shqiptare ulqinake.

Këto njerëz se kanë kuptuar se me rrëzimin e xhamiave, nuk mund të zhduket islamizmi, sepse i njëjti është bërë dritë në zemrën e popullatës, mënyra e jetesës. Është mirë të përkujtohemi dhe të mos lejohet të përsëriten gabime të tilla kurrë, dhe ndaj askujt, sepse nën qellin tonë ka vend për çdo kend i cili respekton rregullat e tolerancës, bashkëjetesës ndërmjet kombeve dhe konfesioneve të ndryshme.
Xhamia-e-Marinareve-ne-Ulqin-1-Xhamia e detareve ne Ulqin.1

 Por t’i kthehemi përsëri objektit e interesimit tonë, xhamisë e Haxhi Halil Skurës, ose xhamisë së Kalasë, siç e quan ende sot populli, xhamisë e cila sot shërben si pjesë e muzeut. Ky objekt fetar është i ndërtuar si kishë katolike në vitin 1510 në stilin e renesansës. Ky është fakt dhe pa dëshim ende edhe sot ky stil mund të vërehet në fasadën, dhe mbishkrimin në gjuhën latine. Me ardhjen e osmanëve dhe me shtrirjen e islamizmit, kisha adaptohet në xhami dhe shërben mbi 300 vjet përsëri për të njëjtin qëllim, për besimin në një Zot. Natyrisht në kushte të reja, për të njëjtin popull, çka edhe ka qenë normal duke i marrë parasysh rrethanat politiko-shoqërore të asaj kohe.

Xhamia është një kompleks arkitektonik i veçantë, një objekt atraktiv në pjesën më të largtë të Kalasë. Ky objekt fetar vëhet në shërbim të fesë së re në vitin 1693, kur i ndërtohet mynarja. Nga kjo mynare mbi tre shekuj është dëgjuar zëri myjezinit larg përtej bedeneve e Kalasë, duke e thirur popullin në islam. Islami si fe e re shtrihet pa dhunë, ashtu siç na mëson Kur’ ani i shenjtë. Adaptimi i kishës në xhami, është rregullimi i objektit fetar në një frymëzim të ri, i adaptohet pra popullatës e cila plotësisht e përqafon fenë e re. Kisha nuk rrënohet, siç ndodh shpesh në këto vise me ardhjen e pushtuesve të ndryshëm. Islamit nuk i pengon as mbishkrimi në gjuhën latine, as plastika dekorative prej gurit, asgjë, objekti u përshtatet kushteve të reja, çka ka qenë normale. Shqiptarët si popull autokton në këto treva mbi 2500 vjet, e pranojnë islamizmin si një fe përparimtare, si një tolerancë dhe bashkëjetesë, sepse e kuptojnë se islamizmi nuk ka dhunë.
Rrënimi i xhamisë së Meterizit

          Këtë ia përciellin brezave të ardhshëm shekuj me radhë deri me ditët e sotme. Fakti se sot në shek. XXI mbi 80% e popullatës i takon islamizmit, dëshmon për këtë .. Bashkëjetesa, toleranca, mirëkuptimi ndërmjet kombeve dhe komfesioneve të ndryeshme në një hapësirë kaq të vogël, në mes të Evropës, ka qenë dhe është motoja kryesore e mësimit islam te ne, i cili trashëgohet brez pas brezit shekuj me radhë. Ky shembull përmendet sot gjithkund ku gërshetohen kombet dhe konfesionet të ndryshme, si shembull i shëndoshë, dhe është mirë që në të mësohen të tjerët, që të mos ndodh ajo çka ka ndodhur në vitet e ’90 në afersinë tonë.

Dëshiroj të theksoj se së bashku me kullën e Ballshajve, xhamia sot përmban pjesën më atraktive të Kalasë tonë magjike. Është e nevojshme të përmendet edhe njëherë se zëri i myjezinit nga kjo mynare, (sot i ka mbetur vetëm gjysma), ka qenë jo vetem thinje për besimtarët por njëkohësisht edhe zëri i tolerancës për të tjerë, të cilëve feja e re i ka garantuar bashkëjetesë dhe qëndrim të lirë në trojet e veta. Sot ky është fakt, sepse sot këtu jetojnë të gjitha konfesionet në një harmoni të cilën e kemi si trashëgimi prej të parëve tanë

        Si njeri i cili shpesh mysafirëve nga vendi dhe nga bota i tregon historinë impozante të këtij qyteti, i cili sot pretendon të radhitet në familje të madhe të Uneskos si vlerë universale, mendoj se islamizmi ka sjellë një kulturë, një mënyrë jetese përparimtare, e cila padyshim ka zënë vend të posaçëm në shpirtin dhe në zemrat e     popullatës autoktone.
Xhamia e Kalase, xhamia e h.Halil Skures

         Xhamia e Kalasë e cila sot është e shndërruar në një pjesë të muzeut pak a shumë është e mbyllur. Në të sot janë të vendosur eksponatet e së kaluarës sonë, monedha të vjetra të epokave të ndryshme, dhe disa fotografi dhe gravura të vjetra. Këto eksponate me siguri nuk janë të përshtatshme për ambientin e një objektit fetar dhe me siguri nuk e kanë vendin aty. Xhamia, kjo pjesë e muzeut, siç e quan institucioni i kulturës te ne, nuk është shumë e vizituar edhe gjatë verës, kurse dimrit është e mbyllur. Në raste të vaçanta, për ndonjë delegacion edhe hapet, ky është fakt të cilin mund ta dëshmojnë shumë nga banorët e Kalasë, edhe unë si autori i këtij teksti. Mendimi im është se ky objekt fetar, i cili shekuj me radhë ka shërbyer si xhami t’i kthehet pronarit të vërtetë, Bashkësisë Islame të Ulqinit, të cilës padëshim edhe i takon. Sipas ligjit të Restitucionit, të cilin e ka zbatuar Kuvendi i Republikës së Malit të Zi, sot është e mundshme dhe e nevojshme të përmirsohen gabimet fatale të cilat i ka bërë regjimi komunist. Shëdërrimi i kësaj xhamie në depo dhe me vonë me Vendimin e Kuvendit Komunal, në vitin 1975 në muze, ka qenë një gabim i madhë i cili është bërë me qëllim. Sot ky pushtet dhe ky shtet i cili pa dyshime është shtet juridik, duhet t’i përmirësojë gabimet e bëra më parë, sepse i obligon edhe ligji. Si shtet i cili dëshiron të inkuadrohet në Evropë, ku edhe e ka vendin, jo vëtem sipas pozitës gjeografike, gabimet e të kaluarës duhet të përmirësohen. Kjo është rruga më e mirë për në Evropën unike, të bashkuar dhe pa kufinjë. Në këtë mënyrë edhe do ti afrohemi edhe qillimit tonë fundamental radhitjes së Kalasë, qytetit tonë në mbrojtje të Uneskos, si vlerë universale për tërë njërzimin. Kthimi i kësaj xhamie Bashkësisë Islame, do të ishte një hap i madh në imixhin e qyetit tonë në Perëndim, si një destinacion i njohur edhe ma parë nga koha e artë e turizmit tonë. Në këtë vend gjithmonë janë gërshetuar kulturat e ndryeshme, kombet dhe konfesionet. Këtë e ka vërejtur në vitin 1496 ,edhe udhëtari i madh gjerman, Arnold V. Harfi, i cili shkruan duke ardhur nga Dubrovniku, për mikpritjen e këtij populli, bukurinë magjike të qytetit të Ulqinit, dhe për gjuhën e re të cilën për herë të parën e dëgjon dhe e shënon. Ne kemi me çka të krenohemi në Evropën e Bashkuar, por ne duhemi me akte të tilla të ndërrojmë imixhin e dobët të cilin e kemi në Evropë qysh nga vitet e ’90. Një hap pra edhe do të ishte kthimi i xhamisë së Kalasë, Bashkësisë Islame të Ulqinit. Muzeu, nuk do të humbaste asgjë,. përkundrazi do të përfitonte që në afërsi të kishte një objekt fetar, kurse oferta turistike e Ulqinit do të ishte më e pasur.

        Në fund kthimi i një objekti fetar ku mbi 80% e popullatës i përket fesë islame, është normal dhe e kuptueshme edhe për ata të cilët ende janë të ngarkuar me paragjykime të pashërueshme. Bashkësia Islame e Ulqinit është pjesë e shoqërisë sonë dhe ajo respekton normat dhe rregullat, ligjet legale të shtetit, por njëkohësisht dëshiron që ëdhe ajo të respektohet si institucion nga të tjerët. Feja, dhe institucioni i saj sipas ligjit është i pavarur dhe i lirë nga shteti.Këtu duhet të përfshihet edhe prona e cila i takon, si edhe ajo e cila është marrë me dhunë. Mbi 80% e popullatës së këti qyteti i takon Bashkësisë Islame dhe me të drejtën kërkon që ky institucion të veproj dhe të disponojë lirishtë me pronën e trashëguar nga të parët tanë. Këto regulla duhet të respektohen nga të gjithë pa pëIjashtime. Bashkësia Islame e Ulqinit edhe në të ardhmen do të luftojë me mjete legale për vendin e vet në shoqëri, për forcimin e fesë islame në këto treva duke i respektuar ligjet dhe normat shoqërore, por gjithmonë në frymën e islamit burimor.

 

Ulqin, shkurt 2013
Ismet Karamanaga