Sabri Fejzullahu paralajmëron një verë të nxehtë

March 16, 2013   | Lajmet / Vijesti

Sabri FejzullahuI shumëkërkuari Sabri Fejzullahu nuk ka të ndalur me projektet e tij të njëpasnjëshme, ai na bën të ditur se aktualisht është duke punuar në albumin e tij të ri, i cili pritet të dalë në muajin qershor.

“Albumi do t’i përmbajë 10 këngë, ku 6 prej tyre janë të përfunduara. Jam duke punuar mjaft shumë në këtë album dhe besoj se do t’u sjellë një verë të nxehtë me këngët që jemi duke i realizuar”, ka thënë ai për “Zëri”.

Në këtë album Sabriu do të paraqitet edhe me një duet të ri me këngëtarin Mc Kresha me të cilin ka realizuar këngën “Edhe një verë” e cila do t’i paraprijë këtij albumi. Në këtë album Sabriu është duke punuar me Alban Fortunën, Virusin, Flori Mumajesin, Fatmir Mujën etj.. Sipas Sabriut albumi do të dalë në treg bashkë me dy videoklipe të reja.

K. B.

YouTube Preview Image