Bahri Brisku: Krijuesit që sfiduan kohërat (1) + Foto

March 21, 2013   | Opinione

Bahri Brisku_Perurimi i librit ne UlqinLetërsia shqipe në Mal të Zi – Krijuesit që sfiduan kohërat

Në vorbullën e labirinteve, pellgut, dhe të pëngesave, intelektualët shqiptar, në Mal të Zi, kanë shënuar rezultate të lakmueshme në fushën e krijimeve letrare. Këta me veprat e veta cilësore, dukshëm sfiduan kohërat dhe padrejtësitë ushtruar nëpër mote kundra këtij populli liridashës. Pjesa më e madhe e këtyre krijimeve letrare, është shkruar në vargje. Kështu poezia si mbretëresha e artit universal, andaj edhe shkrimtarët e ëtuhit, me ëndje kanë përqafuar krijimin e vargjeve poetike, por, këta shkrimtar, kanë shënuar rezultate të lakmueshme edhe në krijimet prozaike duke filluar në skicat dhe tregimet, kemi arritur deri te prozat e gjata në novela e romane.
Letërsia e shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si edhe te shqiptarët që jetojnë në rajone tjera, rrënjët e saja i tërheq nga letërsia popullore, e cila me shekuj ka mbajtur nxehtë shpirtin artistik. Në këtë fushë të krijimtarisë së gjeniut tonë popullor, në të gjitha rajonet ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, janë botuar përmbledhje të këtyre vlerave. Këto ditë nga autori i këtij shkrimi, u botua vepra Këngët popullore të shqiptarëve në Mal të Zi , e cila paraqet një monografi gjithëpërfshirëse të krijimeve poetike popullore të shqiptarëve të këtij rajoni. Nën influencën e kësaj letërsie të masave të gjera popullore marshoi edhe letërsia e shkruar, individuale e të dy zhanreve të të shprehurit të saj. Deri tani nuk dihet shumë se prej nga ishte Gjon Bdek Buzuku, i cili është autori i librit të parë të botuar në gjuhën shqipe e që është Meshari i botuar më 1555. Dijetarët, në bazë të gjuhës që ka përdorur në këtë vepër, kanë ardhur në përfundim që Gjon Buzuku ka lindur në veri të Shqipërisë. Duke analizuar shpreh  t e të folmes së tij, supozohet që jo vetëm që ka lindur, por edhe ka shërbyer si meshtar në  ishën e Briskut (ndërtuar në fillim të shek XV).

Supozimet e këtij fakti që ka logjikë për me qenë e vërtetë, ia ngrisin lartë vlerën e krijimeve letrare të shqiptarëve etnik në Mal të ZI.

Vëllezërit Ivanaj, posaçërisht Nikolla ka lënë gjurmë të thella në zhvillimin dhe begatimin e kulturës mbarëkombëtare. Këta kanë lindur dhe janë varrosur në Malësinë e Madhe (pranë Tuzit). Nikollë Ivanaj (1879-1951) njihet si poet lirik dhe si botues i gazetës ”Shpresa e Shqypenisë” në Dubrovnik, ku botoj edhe përmbledhjen e poezive ”Lulet e pasosme”. Ishte njëri ndër organizatorët e kryengritjes së madhe antiosmane të vitit 1910- 1912. Ishte delegat i çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Pariz, 1919-1920. Disa vite drejtoi organet: Lidhja kombëtare dhe Koha e re. Është shkolluar në Zagreb e në Vjenë. Ky zhvilloi veprimtari propagandistike në të mirë të çështjes kombëtare. Në Qeverinë shqiptare ka qenë deputet i Shkodrës. Kërkoi që kleri mos të përzihet në punët e shtetit. Luftoi për shkollën laike. Ishte përkrahës i Revolucionit Demokratik të qershorit më 1924. Ka shkruar dy vëllime: Historia e re e Shqipërisë (dy pjesë). Gjithashtu edhe vëllai i Nikollës – Mirash Ivanaj (1891-1953) lindur në Trijepç  rrethi i Tuzit, ka lënë gjurmë të thella në veprimtarinë kulturore të kombit tonë. Ishte reformator i arsimit shqiptar. Ka mbaruar Universitetin Mbretëror në Romë, degën e filozofisë dhe të letërsisë. Ka punuar fillimisht si avokat, pastaj si profesor në Gjimnazin e Shkodrës, të Tiranës etj. Më 1933-1935 ka qenë Ministër i Arsimit, ku bëri edhe reformën e shkollimit laik të Shqipërisë. Mirashi, ka qenë prej 1936-1939 kryetar i Këshillit të Shtetit. Më 2003 është me Urdhërin ”Nderi i Kombit”.

Shkrimtari nga Plava, i cili gjithë jetën ia kushtoi krijimeve të veprave letrare, është poeti Esat Mekuli (1916- 1993). Botoi përmbledhjen e poezive Për ty, Dita e re, Afsha Ada, Brigjet. Më vonë botoi edhe përmbledhjet që përthekojnë vargjet me kualitete artistike të rralla: Rini e kuqe dhe Drita që nuk shuhet që është vepra e fundit e këtij poeti shqiptar nga Mali i Zi. Esati është marrë edhe me përkthime. Ishte kryeredaktor i revistës Jeta e Re. Shkrimtari Hasan Mekuli, nga Plava ka lënë gjurmë të vyeshme në kritikën letrare shqipe, por shkrimtari që ka krijuar seri prej 43 veprave të zhanreve të ndryshme letrare është Rexhep Qosja që ka lindur në Guci më 1936. Jeton në Prishtinë dhe është anëtar i Akademisë së Shkencës dhe Artit të Kosovës. Ky është ndër krijuesit e parë që është marrë me kritikë reale të letërsisë shqipe. Ka shkruar tregime, romane, pjesë teatrale etj. Romanet e tij: Vdekja më vjen prej syve të tillë dhe Panteoni i rralluar janë prozat më cilësore të letërsisë që është krijuar deri tani  2012) në Kosovë.

Rexhep Qosja është marrë dhe ka botuar disa vepra që shtjellojnë tematika të çështjes kombëtare shqiptare si Strategjia e Bashkimit kombëtar, Çështje shqiptare historike (Tre vëllime). Ky është pjesëmarrës i delegacionit shqiptar në Konferencën e Rambujes në Francë (shkurt 1999) për çështjen e Kosovës. Është dekoruar me Urdhërin Nderi i Kombit (1999). Është shkrimtar kualitativ dhe më i frytshmi në Kosovë.  Në Kosovë jetojnë edhe dy shkrimtarë që kanë lindur në Krajë: Akademik Mehmet Kraja dhe Prof.Dr. Hajrulla Koliqi, profesor i Katedrës së Pedagogjisë, të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, i cili përveç veprave profesionale, ka botuar edhe krijime poetike si edhe monografinë historike të Krajës.

Mehmet Kraja, krahas gazetarisë, me të madhe është marrë edhe me krijime letrare në prozë. Ka shkruar pjesë teatrale dhe disa romane.

Po ashtu në Prishtinë jeton dhe punon edhe poeti nga Ulqini Basri Çapriqi, i cili kryesisht është marrë me krijime poetike. Ligjëron në Fakultetin Filozofik, Letërsinë bashkëkohore. Njëri prej shkrimtarëve të dalluar që është duke krijuar vlera artistike letrare është Ibrahim Berjashi. Ky ka lindur në Krajë më 1948, ka studiuar letërsinë në Prishtinë. Është gazetar dhe letrar shumë cilësor dhe i frytshëm. Është themelues i Shoqatës Art Club. Ka qenë recensent i disa veprave letrare. Deri tani ka botuar gjashtë vepra letrare, prej të cilave katër janë dedikuar fëmijëve, kurse dy përmbledhje janë krijime letrare për të rritur. Prej këtyre krijimeve Lule prej guri dhe Lundra e humbur kritika letrare i ka cilësuar për vepra shumë të rëndësishme që përthekojnë në vete jo vetëm fantazi krijuese, por edhe art cilësor që ngrehën te lexuesi emocione dhe mbresa të thella. Berjashi me krijimet e tija për fëmijë, stimulon interesim dhe kureshtje e etje të fëmijëve. Thurjen e këtyre krijimeve autori, e arrin spontanisht d  e përdor edhe termat e gjuhës adekuate me fantazinë e fëmijëve. Ky shkrimtar është origjinal në vepër paraqet personazhe të papërsëritur.

Koha Javore