Bahri Brisku_Perurimi i librit ne Ulqin.1

March 21, 2013   | 

Bahri Brisku ka festuar të ejten e kaluar 80 vjetorin e tij të lindjes por të njejten ditë u be dhe perurimi i librit “Këngë popullore të shqiptarëve në Mal të Zi”. “Nderi i Kombit” e festoi ditëlindjen e tij tek shtëpia, ndërkohë që urimet e shumta nga miqtë e kolegë i mori përmes telefonit.

Bahri Brisku lindi më 14.03.1933 në Ulqin. Shkollën normale e kreu në Shkup më 1954, kurse shkollën e lartë pedagogjike (gjuhë dhe letërsi shqipe) po ashtu në Shkup, më 1957. Studimet në grupin e Letëtersisë Jugosllave dhe Botërore i kreu në Fakultetin Filozofike të Shkupit, më 1961.
Bahri Brisku Feston 80 vjetorin
Në Prishtinë ka kryer studimet pasuniversitare. Po këtu ka mbrojtur tezën e magjistraturës (të kandidatit të shkencave në temën “Lirika popullore në trekënshin” UIqin ‑ shestan ‑ Bregu i Bunës”. Tezën e doktoraturës “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare” më të cilën fiton gradën shkencore Dr. i shkencave filologjike, e ka mbrojtur ne Universitetin e Kosovës. Për bindjet e tija politike kombëtare ka qen përherë i ndjekur dhe është dënuar disa herë nga ish pushteti bolshevik, i cili as nuk lejonte që të botoheshin punimet dhe studimet e tia. Ka punuar si pedagog dhe gazetar ne Kosovë e gjetiu. Është mbledhës dhe studiues i folklorit. Nëpër revista dhe publikime të tjera ka botuar afër një qind studime nga lëmit e ndryshme shkencore. Ka botuar poezi dhe proza për fëmijë. Tani ka përgatitur për shtyp : “S’ka liri pa bashkim kombëtar”, (Studime dhe intervista) dhe “Deti dhe detarët në historinë dhe në letërsine popullore shqiptare”. Pjesa ma e madhe e studimeve që po i publikon në veprën “Gjurmime Shqiptare”­ kanë qenë botuar nëpëra revista shkencore.

U Magjistrua në Universitetin e Prishtinës me temën: “Lirika popullore në trekëndëshin Ulqin-Shestan-Bregu i Bunës”, më 1986. Ndërkaq, më 1990 mbrojti tezën e doktoratës me temën: “Detin dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare”.

Ka qenë gazetar shumëvjecar i Rilindjes dhe kryeredaktor i revistës “Horizonti”. Ka botuar fejtonet: “Shkrimtari botëror Servantesi rob në Kalanë e Ulqinit”, “Mozaiku i mbretëreshës Teuta në Risan dhe ishulli i saj pranë Visit”, “Detarët mbarëshqiptar në legjenda dhe krijme popullore” etj.

Në shumë mediume në Kosovë, në Maqendoni, në Mal të Zi dhe në Shqipëri ka botuar mbi 200 artikuj e trajtesa shkencore të fushave të ndryshme, sidomos nga folklori dhe etnologjia.

Ai ka marrë pjesë me kumtesa në shumë tubime shkencore ndërkombëtare, ku janë trajtuar çështjet e ndryshme të folklorit.

Dr. Bahri Brisku ka botuar deri tani veprat: “Rudina magjike”, “Studime shqiptare”, “Lirika popullore në trekëndëshin: Ulqin – Shestan – Bregu i Bunës”, “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare”, “Kusarët dhe detarët shqiptarë dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e autoktonisë shqiptare”, “Gjurmë dhe hije” (roman), “Polemikë lidhur me falsifikimet shkencore kundra shqiptarëve të Kapllan Buroviqit”.

Në perurimin e libritDr. Bahri Brisku ka botuar librin “Këngë popullore të shqiptarëve në Mal të Zi”.

Në libër janë përfshirë 475 këngë, të cilat autori i ka mbledhur nga këngëtarë të të gjitha trevave ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Këngët janë ndarë sipas tematikës në 14 kapituj: Ninulat, Këngë dhe lojra të fëmijëve, Këngë satirike, Këngë pune, Këngë dashurie, Këngë dasme, Këngët e Rilindjes Kombëtare, Këngë popullore për ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Vajtimet, Këngë të ndryshme, Këngë të mërgimit, Këngë baladike (baladat), Këngë qytetare dhe Epika (Këngët kreshnike).

Në parathënien e librit, autori thotë se krijimtaria artistike popullore, kjo pasuri e madhe shpirtërore, ka mbajtur gjallë fantazinë krijuese kombëtare nëpër shekuj. Ashtu si dhe krijimet e tjera të shqiptarëve në Mal të Zi, ajo prezanton një begati të konsiderueshme të kulturës sonë gjithëkombëtare. Megjithëse pjesa më e madhe e kësaj krijimtarie ngjan me krijimet e hapësirave të tjera shqiptare, në thesarin e këtyre prodhimeve poetike popullore të shqiptarëve në Mal të Zi qartas hetohen edhe krijime individuale, origjinale, me të cilat pa hamendje begatohet folkloristika mbarëkombëtare dhe ajo universale.