Kryetari Cungu takon përfaqësuesit e hoteleve dhe agjensive turistike

April 12, 2013   | Turizmi / Turizam

Kryetari Cungu takon përfaqësuesit e hoteleve dhe agjensive turistike te Ulqinit.1 Takimet me perfaqesuesit e hoteleve dhe agjensive turistike

Ne kabinetin e kryetarit te Komunes u mbajten dy takime ne bashkpunim me Organizaten Turistike ku prezent ishin edhe perfaqesuesit e hoteleve, agjensioneve turistike dhe akomodimit privat. Qellimi i mbajtjes se ketij takimi ishte realizimi i nje promovimi sa me te mire te qytetit te Ulqinit por edhe bashkepunimi lidhur me panairin e Prishtines dhe aktiviteteve qe do te organizohen ditet ne vijim te cilet njeherit paraqesin fillimin e sezonit turistik. Drejtori i Organizates Turistike Minir Karamanaga njoftoj te gjithe te pranishmit me angazhimin e Organizates Turistike qe kajne te bejne me panairet e Prishtines dhe te Lukavacit dhe shprehi kenaqesine qe u mbajt nje takim i tille me perfaqesuesit e turizimit te Ulqinit ku te gjithe jane te gatshem te ndihmojne dhe te japin kontributin e tyre per pregaditjet e panaireve dhe aktiviteteve te shumta qe do te realizohen gjate ketij sezoni.
Kryetari Cungu takon përfaqësuesit e hoteleve dhe agjensive turistike te Ulqinit

Poashtu, edhe kryetari i Komunes Nazif Cungu me rastin e panairit te Prishtines i cili paraqet njerin nder me te rendesishmit per qytetin tone theksoi, qe me nje angazhim te perbashket prezentimi yne do te jete shume i suksesshem dhe ka shprehur nje pozitivizem sa i perket sezonit te sivjetshem turistik. Ne kuader te ketij panairi do te jete e organizuar edhe press konferenca per te gjithe medijat  ku do te jene prezente edhe agjensionet turistike te Kosoves  te cilet do te kene mundesine qe gjate koktejit qe do te mbahet menjeher pas konferences ne hotelin Swiss Diamond te shkembejne kontaktet dhe te bisedojne per nje bashkepunim ne te ardhmen me afaristet e vendit tone. Turisteve nga Kosova do ti shpaloset edhe programi qe do te organizohet me rastin e festes se nje majit i cili do zgjase nga data 3 deri me 5 maj, ku parashihet nje seri aktiviteteve te shumta. Ky program do te realizohet nga Organizata Turistike e Ulqinit ne bashkepunim me Komunen.

 

Sherbimi i Organizates Turistike