Hana Cakuli: S’jam e fejuar, por me urojne fejesen

May 25, 2013   | Lajmet / Vijesti
Hana Cakuli.5Nga Yllka Selita

Thjeshtesia dhe origjinaliteti i saj e kane bere njeren nder kengetaret me te pelqyera shqiptare. Eshte Hana Cakuli, kengetarja qe me zerin e saj te embel dhe paraqitjet modeste ka zene vend te denje nder emrat e spikatur te artit shqiptar duke synuar prej pak kohesh te kthehet edhe ne nje moderatore televizive. E hapur si gjithmone por jo sa i perket jetes se saj private per te cilin thote se ka preferuar qe te mos flase asnjehere dhe keshtu do te jete gjithmone. Ne kete interviste te dhene per suplementin “Summer Time”, Hana ka rrefyer te gjitha planet rreth muzikes dhe gjithcka qe ka lidhje me te.

I keni munguar paksa skenave shqiptare gjate ketij viti, pse?

Kete vit kam qene me shume e fokusuar ne skenen kosovare, e gjithashtu kam hulumtuar pak edhe skenen e ftuar nga shqiptaret ne diaspore. Kam kenduar dhe ne Munih, ne Gjermani. Ndoshta kjo ka qene arsyeja qe i kam munguar Shqiperise. Por kjo nuk do te thote qe jam shkeputur e qe nuk do te rikthehem.
Hana Cakuli.4

Cilat kane qene angazhimet tuaja gjate kesaj kohe?

Kam patur angazhime neper evente te ndryshme, si kengetare kryesisht por edhe ne rolin e moderatores. Per mua ka qene nje vit reflektimi, ku kam pasur me shume kohe per familjen, gjithashtu per te udhetuar. Gjithashtu kam bere edhe aplikime per master dhe tashme kam vendosur te pranoj vendin e studimeve ne Munih,te Gjermanise, ne shkollen “Technische Universität” (Universiteti i Teknologjise).

Cfare do te sillni per publikun gjate stine se veres?

Gjate veres po planifikoj te realizoj nje koncert. Por, perderisa gjithcka varet nga bashkepunetoret, nuk po premtoj 100%. Por ajo qe mund te them me shume siguri eshte fakti qe vitin e ardhshem do te vij me projekte te reja muzikore, per te cilat sigurisht qe do ju njoftoj ne castin e duhur.

Megjithese nuk flisni shume per jeten tuaj private, keni deklaruar qe jeni ne nje lidhje, na flisni dicka me shume per lidhjen tuaj.

Hmm…nuk e di se si njerezit mendojne se une tashme kam deklaruar ndonje gje. Se fundmi bile njerezit kane filluar edhe te me urojne per fejese. S’e kuptoj si, kur nje gje e tille nuk ka ndodhur… Une asnjehere nuk e kam thene. Dhe asnjehere nuk kam pasur qejf te flas per jeten personale. Preferoj ta mbaj ashtu.
Hana Cakuli.2

Me thate se keni marre edhe rolin e moderatores ne nje emision tuajin, si jeni ndjere?

Jam ndjere jashtezakonisht mire. Moderimi me ka pelqyer gjithnje. Kete pune e kam filluar se pari ne nje emision radiofonik ne Ulqin dhe emisioni “Kubi ku zine“ ka qene emisioni im i pare televiziv qe kam moderuar. Ka qene dicka tashme e provuar prej meje, por ne nje dimension tjeter. Gjithashtu, ka qene eksperience e mire sa i perket mesimit per kuzhine dhe recetave qe kuzhinieret profesioniste kane kembyer ne “Kubi ku zine“.

Pse i keni munguar festivaleve te ndryshme qe organizohen?

Kam vendosur keshtu per nje kohe, duke qene se eshte bere nje kohe qe nuk u jam ndare festivaleve. Mendoj se artisti gjithnje ka nevoje per risi dhe menyra te reja te shprehjes. Prandaj edhe u terhoqa per pak kohe nga skenat e festivaleve. Ne momentin qe do te kem kenge te cilat mendoj se jane per festivale, do te paraqitem me shume kenaqesi.

Si po shkon jeta post-studentore.?

Sic e permenda edhe me lart, do te filloj perseri te marr leksione por kete here ne master se shpejti, do te thote eshte nje faze tranzicioni per mua ky vit, nga jeta studentore per t’u rikthyer tek kjo jete perseri, por tashme ne nje nivel me te larte dhe ne nje vend tjeter. Eshte nje vit jashtezakonisht i bukur per mua, duke qene se kam bere gjera qe nuk i kam bere asnjehere, duke e pasur kohen e mjaftueshme per to. Prandaj e kam bere edhe si vit “pauze“ (ta quajme keshtu).
Hana Cakuli.1
Si i kaloni fundjavat tuaja?

Fundjavat por edhe ditet e javes i kam gjithnje te ndryshme nga tjetra. Kam udhetuar kete vit mjaft dhe pothuajse cdo weekend kam qene ne nje vend ndryshe dhe gjerat per t’u bere ne ate vend kane qene te ndryshme. Mund te permend disa qytete dhe ju vete besoj e keni idene se cfare ndodh atje: Paris, Milano, Budapest, Munih, etj.

Nese do te ktheje koken pas, cfare do te beje ndryshe?

Nuk do ndryshoja asgje qe kam perjetuar deri tani. Mendoj se njeriut i paraqiten ne jete sprova te ndryshme, te cilat ai/ajo duhet t’i kaloje. Dhe gjithnje ka alternativa te ndryshme te perballjes me ato. Mendoj se per mua, kam bere zgjedhjet e duhura dhe cfaredo qe kam kaluar ka qene e nevojshme qe une te arrij tek pika ku jam sot.

Mendoni se ka miqesi mes artisteve, apo ka me shume xhelozi dhe rivalitet?

Mendoj se mund te kete cfaredo lloj marredhenie qe ne si artiste zgjedhim. Per vete mundohem te mbaj miqesi me koleget e mi dhe xhelozine e rivalitetin ta shnderroj ne motivim per t’u bere me e mire si artiste per veten dhe per publikun.

Cila eshte mikja juaj me e mire artiste?

Ka shume. Kam shume kolege muzikante e kengetare qe i vleresoj, i dua dhe kaloj mire me to. Ka shume edhe zera e artiste qe me pelqejne, por qe nuk i kam takuar ende. Por, mund te them se kolegia me te cilen kaloj edhe shume kohe jashte skenes pasi na bie te kendojme pak a shume ne te njejtat vende dhe kemi te njejtat shije, eshte Flaka Krelani.
Hana Cakuli
Ju jeni tip qe planifikoni gjithcka apo ju pelqejne me shume gjerat e rastesishme?

Mendoj se eshte mire te mbash nje balance ne mes te dyjave. Te planifikosh deri ne piken ku e di se per cka je duke luftuar, kurse rruga deri aty duhet te jete kryesisht spontane, qe te jete me interesante dhe me terheqese.

Cila eshte periudha me e bukur qe keni jetuar deri me tani?

Nuk mund te zgjedh nje te vetme. Te gjitha fazat e jetes qe kam perjetuar e kane pasur te bukuren e vet. Mendoj se cdo kohe duhet shijuar. Andaj, edhe faza qe kaloj tani eshte e bukur, si te gjitha te tjerat qe i kam pasur deri me sot.

Cfare do te thote fame sipas jush?

Per mua nje njeri “i famshem“ eshte nje njeri qe eshte i zoti ne profesionin qe ushtron dhe te cilin njerezit e tjere e vleresojne dhe mundohen ta marrin shembull e te mesojne nga menyra se si ai e ushtron profesionin e tij.

Rrjetet sociale jane bere pjese e jetes, ju cfare marredheniesh keni me to?

I perdor mjaft. Mbaj kontakte me njerezit e afert, postoj per lajme te ndryshme mbi muziken qe bej, kuptoj edhe se cfare bejne koleget dhe miqte e mi. Mendoj se rrjetet sociale e kane bere boten me te vogel dhe me te prekshme per te gjithe. Jemi me te afert dhe ne sekonde e dime se cfare po ndodh. Sado qe i ka te keqijat e veta, mendoj se rrjetet sociale jane mjaft pozitive.
Hana Cakuli.6
A keni nje profil tuajin dhe sa frenes-a keni?

Po, kam profilin tim ne Facebook. Tashme e kam arritur limitin e miqve (5,000) dhe kam “Subscribers“ (Abonues) diku rreth 6,000. Kjo besoj nuk ka kufi dhe cdokush mund te abonohet. Jam e hapur per kedo.

I shihni keto rrjete me shume si marketing te mire apo jeni edhe aktive ne to?

I shoh si rrjet marketingu me shume. E kam fjalen per Facebook, Twitter e Instagram, per shembull. Kurse, rrjetet e tjera si Whatsapp e Viber i kam per perdorim me te shpeshte, per te komunikuar me familjen dhe miqte.

Nese do te kishe mundesi qe te zgjidhje ne cilin shekull do te doje qe te jetoje?

Pikerisht ne kete shekull ku jam. Me pelqen se kam pasur mundesine te jetoj ne nje kohe tranzicioni, si ne Mal te Zi ku kam lindur, ashtu edhe ne Kosove ku kam studiuar dhe vazhdoj te jetoj per momentin. Mendoj se kam mesuar mjaft dhe kam pasur mundesine te shoh shume ane te zhvillimit te nje shteti, si te mirat ashtu edhe te keqijat. Sado qe i ka veshtiresite e veta, eshte interesante.

Ju kerkoni shpesh falje?

Atehere kur e kuptoj se kam gabuar, sigurisht qe kerkoj falje edhe nese ndodh shpesh nuk e kam per turp te them “me fal”.

Nese nje dite do te duhet te hiqje dore nga kenga, cila do te ishte ajo arsye per te cilen do ta benit kete sakrifice?

Nuk besoj se do te hiqja dore pergjithmone. Mund te them se do te beja periudha pauzash. Dhe e vetmja arsye do te ishte momenti kur do te behesha nene dhe do te me duhej te kujdesesha per femijen tim.
Hana Cakuli.7
Mendoni se tashme jeni ne kohe per te krijuar familje?

Mendoj se eshte ende heret. Heret e mendoj ne sensin e planeve qe i kam perpara. Nuk do ishte e drejte as per femijen e as per mua qe te krijoja dicka tani, pasi nuk do te isha e perkushtuar aq sa nevojitet.

Cilat jane projektet tuaja me te aferta?

Projekti me i afert eshte masteri. Te tjerat vijne pastaj.

Koha Jone