Programi në gjuhën shqipe në Mal të Zi në prag të shuarjes

June 20, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Gazetari i redaksisë në gjuhën shqipe në Televizionin e Malit të Zi Musa Gjokaj tha që programi në gjuhën shqipe në televizionin publik është para shuarjes . Ai në tekstin autorial për të përjavshmen në gjuhën shqipe “Koha javore” shkroi që vitet e kaluara është zvogëluar kohë zgjatja e emisioneve dhe është ndërpre kontrata me bashkëpunëtorët me honorar dhe me ato që kishin kontratë në bazë të punës. “Për shef të redaksisë është vendosur pjesëtar i popullit shumicë, me çka është tregu mosbesim ndaj kuadrove shqiptar, ndërsa me sistematizimin e ri i jepet edhe një goditje këtij program”, theksoi Gjokaj dhe shpjegoi që me sistematizim nuk parashikohen dy vende pune, çka, siç thekson, do të thotë që do të dëbohen dhe dy të punësuarit e mbetur në redaksinë në gjuhën shqipe në TVMZ. “Kjo mund të sjell deri tek ajo që ky program, i cili për shkak të mungesës së kuadrove është zbeh, të fiket krejtësisht”, paralajmëroi ai dhe shtoi: “Sot informimi, e nuk dihet kujt d ti vijë radha nesër!”

Burimi: http://ul-info.com

Musa-Gjoka

PSE

Përmirësimi dhe zgjerimi i mediave të shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe në Malin e Zi, përherë ka qenë çështje interesimi i partive politike nacionale shqiptare në aktivitet gjatë fushatave parazgjedhore, por që më pastaj sikur është harruar ky interesim.

Mund të thuhet se asnjëra nga katër  partitë shqiptare nuk interesohet më për gjendjen e mjerueshme të mediave publike gjë që flet edhe për mosinteresimin e shtetit ndaj të cilit shqiptarët i kryejnë të gjitha obligimet e tyre qytetare.

Tkurrje, shuarje në vend të zgjerimit
Emisioni shqip në TV-në e Malit të Zi, dikur “Kronika javore”, themeluar në vitin 1992, ishte emision mjaft i shikuar nga shqiptarët e Malit të Zi dhe zgjaste 30 minuta. Veprimtaria e kësaj redaksie zgjati deri në vitin 1998, që kontribuoi mjaft për afirmimin e vlerave tona.
Me kompletimin e redaksisë, po këtë vit, “Kronika javore” u shndërrua në “Mozaiku 60″. Ndërkaq, 4 vite më vonë, programi shqip zgjerohet edhe me lajmet ditore që zgjasin 15 minuta. Në redaksinë shqip, por edhe në Këshillin drejtues të RTV MZ ka ekzistuar një frymë dhe dëshirë që programi shqip të zgjerohet edhe me ndonjë program tjetër. Mirëpo, sipas skemës se re programore të TV-së së Malit të Zi emisioni javor në gjuhën shqipe “Mozaiku 60″ reduktohet nga 60 në 40 minuta.
Javë më parë, “Mozaiku 60″ shkurtohet për 20 minuta dhe tani quhet “Mozaiku”. Sipas redaktorit përgjegjës të programit shqip, Fran Camaj, kjo ndodhi pasi që në RTV e Malit të Zi u bë skema e re e programit të RTV dhe kështu është bërë reduktimi i të gjitha emisioneve. Në këtë reduktim u përfshi edhe “Mozaiku 60″.
“Natyrisht kjo nuk është bërë me pëlqimin tonë, por arsyetimi ishte se janë reduktuar të gjitha emisionet. Ne dhe këshilli drejtues i RTV MZ kemi pasur kërkesa që të futen edhe emisione të reja në shqip, si bie fjala emisione për kulturë, arsim, turizëm, bujqësi, muzikë, emisioni për fëmijë etj”, pohon Camaj.
Në qoftë se këto emisione do të futeshin, atëherë, sipas redaktorit Camaj, nuk do të ishte e nevojshme të ekzistonte fare “Mozaiku”.

Kurse sotë programi në gjuhën shqipe në Mal të Zi në prag të shuarjes

Para katër vitesh është miratuar Ligji i ri mbi informimin. Në komisionin gjegjës, kanë qene anëtarë edhe dy deputetë shqiptarë, edhe nuk kanë kërkuar definimin me ligj.

Pse?!

Shqiptarëve në Malin e Zi sot u duhet një program në gjuhen shqipe për të ruajtur identitetin e tyre gjuhësor, kulturor e kombëtar, mirëpo, politikanët shqiptarë nuk shqetësohen për këtë.

Pse?!

Ky është një rast shumë diskriminues për shqiptarët në Mal të Zi, sepse kërkesat ishin për një kanal të posaçëm për pakicat, por në vend se të realizohej ky projekt, shqiptarëve u shkurtohen edhe hapësirat që kishin në TVMZ.

Këtu kemi të bëjmë me cënimin e të drejtave të shqiptarëve për t’u informuar në gjuhën e tyre amtare. Këtë çështje politikanët tonë shqiptarë sikur nuk e vërejnë fare.

Shteti i Malit të Zi që pretendon integrimet evropiane dhe euroatlantike, duke diskriminuar kështu shqiptarët, nuk mund të thotë se është shembull i shoqërisë multikulturore dhe multietnike.

Mediat malazeze, sidomos ato të shkruarat, plotësisht anashkalojnë ngjarjet dhe veprimtaritë nacionale të shqiptarëve. Gazetarët shqiptarë nuk i mbron askush sikur të bënin përpjekje të merreshin me tema hulumtuese, edhe ka mjaft në viset etnike shqiptare në Malin e Zi. Për fat të keq, gazetarët shqiptarë në Malin e Zi nuk e kanë as shoqatën e tyre.