Vendi dytë ne turneun evropian per Rrezart Cungun

June 29, 2013   | Sporti / Sport

Vendi dytë ne turneun evropian per Rrezart CungunJavën e kaluar u organizua turneu i tenisit në Veli Loshinj të Kroacis. Turneu ishte i nivelit europian dhe i kategoris së lartë. Nga Ulqini morri pjes Rrezart Cungu.

Në singel Rrezarti në xhiron e parë u takua me Jakov Martinis. Rrezarti fitoi me rezultatin 6:4 5:7 6:3. Në xhiron e dytë humbi nga Alen Rogiq Haxhaliq me rezultatin 2:6 5:7.
Rrezarti sëbashku me partnerin e ti Borna Gojo nga Kroacia ishin më të suksesshem në dubel.
Në xhiron e par e fituan Filip Kesina dhe Jakov Martinis (6:4 5:7 10:6).

Ne cerek- finale u takuan me Milos Radenkoviq dhe Jernej Zaplotnik, por loja u prefundua shpejt, sepse njeri nga kundershtaret u lendua dhe u detyruan te dorzojn lojen.
Amandej Gorucan dhe Sven Lah ishin kundërshtarët ne gjysëm-finale. Rrezarti dhe Borno fituan me rezultatin 6:3 6:2.

 

Kundershtaret ne finale ishin Jure Frank dhe Nejc Sitar. Rrezarti dhe Bornoja humben me rezultatin 7:5 3:6 6:10, dhe keshtu i takoj vendi i dyte ne kete turnej.
Pas keti turneut, Rrezarti sebashku me trajnerin e ti Zoran Ivanisheviq, do te marrin pjes ne turneu e radhes ne Slloveni.