“Art Club” organizon më 2-4 gusht 2013 “Kalimera Poetike”

July 29, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

KALIMERA-POETIKE-2013

Manifestimi letrar “Kalimera Poetike” më 2-4 gusht 2013

 

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht 2013, manifestimin tradicional “Kalimera Poetike”. Edicioni i sivjetshëm, i 21-të me radhë, do të vazhdojë traditën e edicioneve të kaluara, ku kanë marrë pjesë shkrimtarët më të njohur shqiptarë dhe nga vende të tjera. Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, shkrimtari slloven Slavko Pregl dhe shkrimtari Mehmet Kraja, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale.

 

Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

 

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. Ky manifestim i shërben po ashtu pasurimit të ofertës turistike të Ulqinit gjatë sezonit turistik.

 

“Kalimera Poetike” mbahet në kuadër të Festivalit “Skena Verore” – Ulqini 2013.

 

 

 

Ulqin, më 29 korrik 2013

                                                                       Seksioni për Marrëdhënie me publikun 

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini do të organizojë më 2-4 gusht 2013 manifestimin letrar “Kalimera Poetike”.

“Kalimera Poetike 2013”

Art festival

(2-4 gusht 2013)

 

 

Programi

 

E PREMTE, 2 gusht 2013

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 22.00)

 

Hapja e manifestimit

 

Fjala përshëndetëse

Ali Salaj, kryetar i SHAI “Art Club”

 

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Kim Mehmeti

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Akademik Ali Aliu, studiues

 

Moderator:

Dr. Nail Draga

 

 

E SHTUNË, 3 gusht 2013

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 22.00)

 

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin slloven Slavko Pregl

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Mr. Anton Gojçaj, shkrimtar dhe kritik letrar

 

Moderator:

Nikollë Berishaj

 

E DIEL, 4 gusht 2013

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 22.00)

 

Mbrëmje autoriale dhe përurim i librave

të shkrimtarit Mehmet Kraja (Akademik)

 

Flasin për librat

Prof. Dr. Basri Çapriqi, poet dhe studiues

Bujar Hudhri, botues

Ibrahim Berjashi, shkrimtar

Qazim Muja, përkthyes

 

Moderator:

Ismet Kallaba

 

Mbyllja e manifestimit