Halil Truma: Ku mbeti sporti i ulqinit?

August 25, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione, Sporti / Sport

Halil-Truma-UlqinËshtë për të ardhur keq, duke e ditur se jetojmë në një qytet turistik, që kemi një mos organizim kaq të madhe sa i përket sportit në komunën tonë. Po pyes veten: vallë, me çfarë e kemi merituar ne një gjë të tillë? Ke prezantojmë ne? Përse udhëheqësit tanë nuk mendojnë për ne? Përse klubet tona janë fikur apo dita ditës janë pran fikjes???

Duke e ditur se në vitin 2010 ishim njëri ndër qytetet më të organizuar në Mal te Zi sa i përket aktiviteteve sportive, atëherë më shtyn të mendoj se këtu kemi të bëjmë me një diskriminim nga ana e udhëheqësisë tonë ndaj sportit. Vetëm në vitin 2010 në klubin e futbollit “Otrant” janë stërvitur rreth 150 fëmijë, ndërsa sot ai klub është i fikur dhe për fat të keq kjo gjë dita ditës po ndodhë edhe me klubet tjera sportive. Vetëm dhe vetëm sepse nuk kanë një përkrahje nga ana e personave kompetent…

Jemi qyteti i vetëm që nuk kemi referentin komunal për sport? E kanë fikur, përse???

Shpresoj që të gjithë do ta kuptojnë se sportistët pa dyshim janë ambasadorët e këtij qyteti dhe se duhen përkrahur maksimalisht. Në fund të fundit, fëmijët tanë le të merren me sport, ky është dhe qëllimi kryesor i këtij shkrimi.

Ul-Info.com