Akt i ri vandalizmi në Ulqin

October 27, 2013   | Bota

Akt i ri vandalizmi në UlqinSi duket ne Ulqin veprojnë Vandalë të cilët ose nuk janë Ulqinakë, ose thjesht nuk e duan vendin e vet.. Shpresojmë që organet kompetente të ndërhyjnë dhe ti dënojnë këto krime .. Ja edhe një shembull. ..!/Qemal Hidri/

Pas denoncimeve të shumta nga qytetarë të cilët ia donë të mirën qytetit dhe pas ndjekjes së situatës sidomos në dy javët e fundit, Komuna e Ulqinit vendosi të bëjë publike tentativat e vandalistëve të cilët nuk dihen motivet që dëmtojnë rrugët e qytetit.

Bëjmë apel deri te të gjithë qytetarët që nëse vërejnë se dikush shkakton çfarëdo dëmi në rrugët publike apo të mirat tjera materiale, menjëherë të lajmërojë organet e rendit dhe personat kompetent në Komunën e Ulqinit që sa më shpejtë të kapen keqbërësit dhe të marrin dënimin e merituar.

Gjithashtu, u bëjmë apel autorëve të këtyre akteve vandale dhe porositësve të tyre, që të vetëdijesohen, duke i paralajmëruar se kurdo qoftë do t’ju vijë dënimi edhe nga shteti edhe nga populli.

Në faqen e Facebookut jan dhe reagimet e para që vijnë nga qytetarët e Ulqinit.