Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në tre turne ndërkombëtarë

November 5, 2013   | Sporti / Sport

Klubi-Karates-UlqiniKlubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në tre turne ndërkombëtarë KK “ULQINI” S’KA TË NDALUR – SHKËLQEN SI ÇDO HERË Më 26 tetor 2013 në Tivar u mbajt u Turneu IV ndërkombëtar i karatesë “Trofeu i Tivarit 2013”. Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 17 garues, të cilët arritën të fitojnë 15 medalje: 2 medalje të arta, 2 të argjendta, 11të bronzta dhe 2 kupa për 2 vendet e parë. Me medalje të artë u kurorëzuan Ronald Jacoviq dhe Diellëza Rama, ndërsa me medalje të argjendta u kurorëzuan Pjeter Hota dhe Antigona Rama. Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Ensar Marshiq, Mark Daboviq, Ibrahim Zogaj, Mensur Ceka, Kristian Junkoviq dhe Emill Kallaba. Më 27 tetor 2013 në Gjilan u mbajt u Turneu VIII ndërkombëtar i karatesë “Katana Open 2013”.

Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë turne u paraqit me 5 garues, të cilët arritën të fitojnë 5 medalje: 4 medalje të arta, 1 të bronztë dhe 4 kupa për vendet e para. Në këtë turne me medalje të arta u kurorëzuan Seida Suma – kata individuale (seniore), Albion Duraku – luftëra individuale (junior), Edin Kraja – luftëra individuale (junior), Lavdim Tula – luftëra individuale (junior) dhe Edin Kraja u kurorëzua me një medalje të bronztë në luftëra individuale (senior). Po ashtu, organizatori Maliq Maliqi na nderoi me një kupë falënderimi për pjesëmarrje. Udhëheqësia e klubit e falënderon Maliq Maliqin për respektin dhe mikpritjen. Më 1 nëntor 2013 në Orllan të Kosovës u mbajt Turneu VIII memorial “Zahir Pajaziti”, ku klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 1 garues, Seida Sumën, e cila arriti të kurorëzohet me 2 medalje: një të artë, një të argjendtë dhe me një kupë në shenj falënderimi për pjesëmarrje nga organizatori i këtij turneu, Safet Ramadani, të cilin e falënderojmë për mikpritje.

– Është ky një vazhdim i sukseseve tona, por ne nuk do të ndalemi këtu, pasi që na presin dhe shumë sfida të tjera, prej të cilave me siguri do të dalim fitimtarë, siç janë Kampionati i Malit të Zi për Kadetë dhe Juniorë dhe Kupa e Malit të Zi për Seniorë të Rinj, pastaj Turneu Ndërkombëtar në Budapest, Bosnje, Maqedoni, Kroaci etj., – shprehen trajnerët e klubit Naim Duraku, Anell Beganoviq, Blerim Sukaliq, Kujtim Sukaliq, Ruzhdi Rama dhe udhëheqësi i ekipit profesinal të trajnerëve Gjergj Daboviq. Udhëheqësia më e lartë e klubit në krye me kryetarin Loro Nrekiq shprehin kënaqësinë e tyre me punën e trajnerëve dhe rezultatet e shkëlqyeshme të garuesve të tyre: -Kemi një ekip profesionistësh të trajnerëve dhe kjo është edhe një aryse që edhe në të ardhmen t’i ndihmojmë edhe më tepër këta të rinj. Drejtori i marketingut Skender Tahiri apelon te të gjithë institucionet publike dhe ato private dhe te të gjithë qytetarët që të ndihmojnë të rinjtë, të ndihmojnë sportin, se kjo është rruga e duhur për rininë tonë.

SHËRBIMI INFORMATIV I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”