Ceremonia e rekonstruksionit të Qendrës ditore për fëmijë me nevoja të posaçme “Sirena” – Ulqin

November 11, 2013   | Shoqëria / Društvo

Sirena- UlqinCeremonia me rastin e rekonstruksionit të Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me nevoja të posaçme “Sirena” – Ulqin

Sot në Komunën e Ulqinit është mbajtur Ceremonia me rastin e rekonstruksionit të Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me nevoja të posaçme “Sirena” – Ulqin. Gjatë muajve të kaluar me ndihmën e donacionit të Agjencisë Turke për bashkëpunim ndërkombëtar TIKA, në këtë qendër janë investuar 34.000 Euro në bazë të Projektit që e ka hartuar Agjencia për ristrukturim dhe zhvillim UPIN.

Mjetet janë shfrytëzuar për rindërtimin dhe rinovimin e hapësirave ekzistuese, përshtatjes së nevojave të përditshme të fëmijëve në atë institucion, duke përfshirë pajimin e hapësirës për personalin mjekësor, hapësirës për qëndrimin e fëmijëve dhe prindërve, hapësirës për aktivitetet fizike e tjerë. Kontributin e vet për këtë projekt e kanë dhënë gjithashtu edhe afaristes dhe qytetarët e thjeshtë të Ulqinit dhe diasporës.
Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar punën e qendrës. Të pranishmëve ju është drejtuar: drejtori i Qendrës Bilal Alaj, koordinatori i TIKA – s për Malin e Zi Mustafa Yazici, ministri i punës dhe përkujdesjes sociale në Mal të Zi Predrag Boshkoviq, kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Në ceremoni gjithashtu ka marrë pjesë edhe zëvendës ambasadori i Turqisë në mal të Zi Hakan Ozedemir.