Nazif Cungu pret znj. Paula D Royster

November 14, 2013   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Nazif-Cungu_Paula D RoysterTakimi me znj. Paula D Royster

Sot Kryetari i Komunës Nazif Cungu priti në takim eksperten nga fusha e antropologjisë kulturore dhe gjenealogjisë nga SHBA znj. Paula D Royster. Znj. Royster është lider në përkushtimin e Qendrës për zbulimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e histories së diasporës afrikane dhe që është duke qëndruar në Ulqin lidhur me studimin e saj që ka të bëjë me gjurmët e pupujve afrikanë në Ulqin.

Ajo në takim me kryetarin Cungu shpjegon se si në hulumtimet e saja lidhur me rrugën e skllevërve afrikanë nga Afrika drejt Europës dhe Amerikës dhe në kontakt me Ambasadoren e SHBA në Mal të Zi znj. Sue K Brown, has në qytetin e Ulqinit dhe kupton rëndësinë e Ulqinit në këtë relacion. “Jetoni në një vend me vlera të mëdha historike, por fatkeqësisht shumë pakë është shkruar për Ulqinin dhe kjo duhet të ndryshohet” theksoi znj. Royster. Ajo potenconë rëndësinë e madhe që kanë gojëdhënat si dhe ruajtja e tyre. “Shpresoj që studimi im lidhur dhe udhëtimin në Ulqin do të zgjoj interesimin e shumë kolegëve të mi si dhe studiuesve të tjerë” theksoi Royster.

Kryetari Cungu ka përshëndetur aktivitetet e znj.Royster duke i ofruar mbështetje në studimin e saj. Ai gjithashtu e njoftoi atë për librin e ardhshëm që pritet të botohet në Ulqin nga autori ulqinak Ali Llunji lidhur me studimet e tija mbi familjet afrikane në Ulqin.
Sonte në Qendër për kulturë do të mbahet prezantimi me rastin e vizitës, znj.Royster Ulqinit.