Po zhvendosen disa tornado (turmë) në detin e Ulqinit

November 25, 2013   | Reportazh / Reportaža

Shpesh herë ne gjuhën lokale, ne Ulqinakët përdorim një shprehje nga trashigëmija e jonë, siç është kjo për ta përshkruar detin dhe motin e dobët. Kjo është një fjalë të cilën nuk mund ta gjeni askund tjetër, një shprehje e rallë, një lokalizëm i veçantë për Ulqin. Detarët dhe kapidanët gjithmonë kanë përdorë shprehjen, “është ba deti si Kulshedër”. Kjo ndodhë gjithmonë kurë është moti me shi, dhe deti është i “trazuar”, lokalizëm, kur “çohet deti” dhe janë valet, deri mbi 5 metra të lartë.

Tornado- turmë -në detin e Ulqinit

Nga një herë nga deti, nga horizonti na vjenë edhe ndonjë “Trumë” e cila shpesh herë kalon edhe mbi qytetë, duke shkaktua edhe dame materijale….Por, pavarësisht se sa mund të jetë e rrezikëshme, ajo është një dukuri e bukur natyrore. Rallë na goditë, pasi që duke u afruar bedeneve të Kalasë, fillon të dobësohet dhe të zvoglohet, kështu që kalon si një “duhme” ere, kalimi i “fërtonës”. Prandaj, edhe “Trumat” të cilat janë të ralla tek ne, janë një pjesë e jetës tonë. Nga deti këtij qytetë, gjithmonë i kanë ardhur të mirat, por edhe ato të kqijat…Ismet Karamanaga Facebook