Mirënjohje duke përshkruar dhe uruar Maratonën e Pavarësisë 2013

December 17, 2013   | Sporti / Sport

Maratona-e-pavarësisë-së-Shqipërisë-Shkoder-UlqinNga Flamur Anamali

Me rastin e realizimit të suksesshëm të Maratonës së Pavarësisë, u jemi mirënjohës të gjithëve, të cilët në cilën do mënyrë kontribuan në realizimin e këtij evenimenti. Me këtë rast dëshirojmë të falënderojmë Shoqatën Shqiptaro Amerikane “Ana e Malit” me seli në New York. Bashkëpunimi dinjitoz i Bashkisë së Shkodrës dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, gjegjësisht z. Lorenc Luka dhe z. Genci Nimanbegu, duke bashkëngjitur edhe kryetarin e Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu, të cilët mundësuan që në mënyrë institucionale të ngadhnjejmë mbi sfidën e nisur.

Duke e ditur që ishte dita e festës sonë më të madhe kombëtare , vendosëm sikur për 100 vjetorin e Pavarsisë, të vazhdojmë me nismën tonë me qëllimin më të mirë: Bashkimin tonë qoftë edhe përmes sportit. Me të arritur në vendlindje emocioni i pritjes vëllazërore e bëri të vehten pa dyshim. Kaluam çaste të bukura duke menduar gjatë gjithë kohës se si do të rrjedhë procesi i realizimit të suksesshëm i maratonës. Megjithatë, kur shihnim rininë, e cila na u bashkëngjit si para ashtu edhe në vrapim, e morëm vesht që patëm sukses vetëm nga përkrahja e rinisë, e cila është vërtetë qeliza e shenjtë e popullatës sonë në vendlindje.

Ishte emocionuese pjesa e kohës e kaluar para Bashkisë së Shkodrës, ku ishin personalitete nga jeta politike dhe popullata e cila doli aty, për të dhënë përkrahjen e saj. Vlen të veçohet momenti kur u intonua melodia më e bukur në botë: Hymni Kombëtar. Pastaj filloi pjesa më e vështirë dhe më e pa përshkrueshme: vet vrapimi si sfidë, e cila shpresonim që do të realizohej ngase u nisëm 101 vrapues,(nga klube sportive të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi) numër ky që karakterizonte vitet e pavarsisë së shtetit tonë Amë. Gjatë rrugës ndeshëm në entuziazëm dhe përkrahje të popullatës nga të dy anët e kufirit, të cilët kishin ndarë kohën e tyre të shenjtë, për tu bërë edhe ata pjesë e Maratonës së Pavarsisë. Me këtë rast i falënderojmë tej mase, ngase na ndihmuan shumë, kur i vërejtëm që janë me neve.

Momenti sa relaksues aq edhe enigmatik pason në pikën kufitare në Muriqan-Sukubinë, kur aty nuk duhej pritur në radhë apo nuk duhej të përgjigjej në asnjë pyetje për të kaluar më tej. Kaluam kufirin, por nuk e vërejtëm, ngase ishim në elementin e sportit…. Vraponim!

Në pjesën e mbetur të rrugës deri në Ulqin, poashtu na priti përcjellja buzë rrugës e popullatës nga Ana e Malit, e cila e muar vesht që kishim nevojën e përkrahjes së tyre. Nuk pati si të ndodhte ndryshe, ata na kënaqën me përkrahjen e tyre. I falënderojmë nga zemra.
Zana Hollaj-Sarvan -Maratona-e-pavarsise

Me të mbërritur në cak, në Ulqin, surprizat vazhduan, patëm një pritje madhështore në përfundimin e vrapimit, i cili tashmë kishte marrë mundin tonë, i cili i takonte. Pasi u kryen edhe ceremonitë e shpalljes së fituesve dhe njiherit edhe garuesit fitues i falënderojmë për pjesëmarrje, megjithse çdonjëri nga pjesëmarrësit ishte fitues moral. Për garuesit dhe të pranishmit u organizua një koktej rasti në ambientet e ndërtesës së Komunës ku i falënderojmë  me këtë rast. Pas kësaj ishim mysafirë të nikoqirës sonë të  mirë, zonjës Zana Hollaj Sarvan, e cila shprehi vullnetin të na organizoi një darkë në një lokal të quajtur Montana 2000. Ajo gjithashtu u përkujdes për transportimin e vrapuesve nga Ulqini në Shkodër dhe anasjelltas. Ne i jemi mirënjohës për të gjitha që bëri.

 

Së fundi, për të mos prishur vazhdimsinë e momenteve të paharrueshme u përkujdes Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi, në krye me z. Genci Nimanbegu, që kishte organizuar një mbrëmje madhështore për nderë të ditës së Flamurit Kombëtar, në Qendrën për Kulturë.

Ishte një ditë e paharrueshme për neve dhe për këtë u jemi mirënjohës të gjithëve që na ndihmuat në nismën tonë. Mbesim në shpresë që kjo tani do të jetë traditë për vendin tonë, duke shpresuar që nga viti në vit të jemi sa më të numërt.

Ju jemi mirënjohës deri në amshim.

Gëzuar festat e fundvitit  nga pjesëmarrësit e vrapimit nga diaspora:

Esat Aloshi dhe Mustafë(Mike)  Bërkani New York.

16.12.2013

Nga Flamur Anamali