Gëzim Hajdinaga në konferencën përmbyllëse të AKB-së

December 23, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Gëzim Hajdinaga-AKB-PrishtinPrishtinë, 23 dhjetor

Në konferencën vjetore përmbyllëse të Aleancës Kosovare të Bizneseve për vitin 2013 si mysafirë special ka marr pjesë edhe Gëzim Hajdinaga, ish kryetar i Komunës së Ulqinit. Ai ishte në mesin e dhjetra bizneseve nga e gjithë Kosova. Agim Shahini, kryetar I Aleancës Kosovare të Bizneseve, e vlerësoi vitin 2013 si një vit të shoqëruar me disa turbulenca të ndryshme ekonomike dhe politike në eurozone, por edhe në Kosovë. Sipas tij kjo krizë është ndier edhe nga bizneset e Kosovës dhe qytetarët.

Shahini ka dhënë vlerësime edhe për të gjitha fushat e proceset e ndodhura në Kosova gjatë vitit. Ai shtoi se AKB-ja është e gatshme tashmë për sfidat e reja në vitin 2014 duke shpresuar që të gjitha institucionet e Kosovës, qoftë ato ekonomike dhe ato politike, të punojnë me të njëjtin ritëm sikur ne, me të njëjtin pasion dhe angazhim, në mënyrë që 2014 të jetë një vit i begatë ekonomik e jo i deklaratave dhe i dëshirave, por i punës dhe i suksesit.

Besim Toska