Gëzuar vitin e ri 2014 – Partia Demokratike

December 31, 2013   | Real Estate

Gezuar-vitin-e-ri-2014_Partia-Demokratike-Ulqin_Mali-i-Zi-1GJEKA DËRGON URIM PËR VITIN E RI

 

Kryetari i Partisë Demokratike z. Fatmir Gjeka u ka dërguar urimet më të bukura dhe më të përzemërta anëtarëve dhe simpatizuesve të subjektit që drejton, anëtarësisë së partive në bashkëqeverisje, si dhe të gjithë qytetarëve,me dëshirë që Vitin e Ri ta presin të lumtur, në harmoni,mbarësi dhe të gëzuar.

Populli ynë fisnik,vizionar, humanist, bujar dhe punëtor,përherë ka qenë optimist për një të ardhme më të mirë.Në saje urtisë,mençurisë dhe qytetarisë së tij,populli shqiptar ka arritur ta ruaj,arsimojë dhe edukojë familjen, duke i kontribuar kështu ngritjes së komunitetit të vet gjatë gjithë historisë sonë të bujshme ,por të lavdishme.

“Rrethanat jetësore,ekonomike, besa edhe politike,dëshira për një përspektivë më të sigurt ,ka ndikuar që një pjesë e madhe e shqiptarëve nga trojet etnike në Mal të Zi,kanë ikur në mërgim, familjarisht.Sigurisht se gëzimi dhe hareja më e madhe do të ishte po të gëzoheshin e festonin në gjirin e tyre familjar në vendlindje”,- uron Gjeka me rastin e festës së të Vitit të Ri, duke dëshiruarar fat,shendet dhe mbarësi.

 

Shërbimi për informim i PD