UDSH ne Ulqin shtohet me 50 anëtarë të rinj + Foto

December 31, 2013   | Politika, Shtypi / Mediji

UDSH ne Ulqin shtohet me 50 anëtarëUDSH: PRANIMI I MBI 50 ANËTARËVE TË RINJ

“Unioni Demokratik i Shqiptarëve nuk dëshiron rinin e cila vazhdimisht diçka pret, por kultivon rinin e cila pyetet, e cila prunë vendime. Për këtë arsye kemi besim të plotë në rinin tonë”, tha sonte në tubimin rinor të kësaj parti në Sallën e madhe të mbushur plotë të komunës së Ulqinit lideri i saj Mehmed Zenka.

Duke konstatuar që UDSH i beson rinisë dhe rinia i beson kësaj parti, ai shtoi që të rinjtë e Unionit nuk hezitojnë të ballafaqohen me sfidat.

Në këtë tubim, në të cilin është bërë dhe pranimi i 53 anëtarëve të rinj në UDSH, kanë folur dhe Luljeta Sefa, Ardian Zati, Valon Dasharami, Adnan Alibegu, Liridon Sefa dhe Selim Karamanaga. Mesazhi i tyre unik po ashtu ishte që Unioni është parti e të rinjve.

Shërbimi informativ i UDSH-së
Unioni Demokratik i Shqiptareve – UDSH – Facebook