Komuna Ulqinit – Kryetari Cungu uron qytetarët për Vitin e Ri 2014

January 1, 2014   | Lajmet / Vijesti

nazif-cungu-urimiTë dashur miq,

Dua t’ju uroj nga zemra për Vitin e Ri 2014! Uroj që ky vit t’ju sjellë shëndet, gëzime, suksese, begati e lumturi juve dhe familjeve tuaja!

Gjithashtu uroj që viti i ardhshëm të jetë vit i mbarë për gjithë komunitetin tonë. Viti që po lëmë pas ishte vit me shumë suksese, por edhe me probleme të numërta. Shpresoj që qytetarët në prag të vitit të ri do të mendojnë mbi situatën tonë, do të analizojnë të gjitha faktet dhe do të reflektojnë pjekuri dhe vlera të cilat na karakterizojnë në marrjen e vendimeve. Jam i bindur se rruga e vetme drejt zhvillimit është nëpërmjet
dijes, punës, përpjekjeve dhe përkushtimit të të gjithë neve.

Gëzuar!

Sinqerisht juaji,

Nazif Cungu
Kryetar i Komunës së Ulqinit
Kryetar i Forcës së Re Demokratike