Ja si u prit lideri i PDS-it – Gjukanoviq ne Ulqin – Video

January 25, 2014   | Real Estate

DPS-ULCINJLideri i PDS-së Millo Gjukanoviq ka thënë që ka ardhur në Ulqin që të mbushet me aromën e fitores. „E kemi parë çfarë na solli eksperimenti në dy vitet e kaluara kur ne nuk ishim në pushtet në këtë qytet“, tha ai duke shtuar që partia e tij duhet të ketë më së shumti mandate dhe të marrë përgjegjësinë për zhvillimin e Ulqinit.

Nënkryetari e PDS-së Svetozar Maroviq ka thënë që kjo parti duhet të jetë shtyllë e grumbullimit në Ulqin dhe që është reale që në zgjedhjet e ardhshme të fitoj nëntë mandate, ndoshta edhe më shumë.

„Erdhi koha kur Ulqini ka nevoj për udhëheqës të mirë dhe vizion të qartë“, tha anëtarja e Kryesisë së partisë, e cila është përgjegjëse për Ulqin, dr Sanja Vlahoviq.

„Ecim drejt fitores së rradhës. Do të jetë kjo fitorja e Ulqinit“, tha kryetari i Këshillit komunal të PDS-së dhe bartësi i listës së kësaj parti në zgjedhjet e ardhshme Loro Nrekiq. Ai tha që sot disa premtojnë projekte milionshe, ndërsa harrojnë që ato ishin në pushtet, transmeton ul-info.

1.Millo Gjukanoviq

2.Loro Nrekiq


3.Deniza Hoxhiq

4.Luigj Shkreli

5.Nikolle Shabani