Fatmir Gjeka ka hedhur poshtë dezinformatën e rëndë të Cungut

January 28, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Gjeka-Cungu-Zenka-1 Lideri i Partisë demokratike dhe bartësi i listës i koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“ Fatmir Gjeka ka hedhur poshtë dezinformatën e rëndë që ka „lëshuar negociatat me liderët e partive nacionale shqiptare, atë të Forcës Nazif Cungu dhe të Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka“.

„Këtë manipulim që është thënë nga Forca e kuptoj vetëm si tentim për të krijuar habi në trupin votues të njeriut i cili mbas humbjes në zgjedhje është në situatë të rëndë psikike“, tha Gjeka.

Ai shtoi që nuk kishte asnjëfarë negociatash, liderët e partive kanë ngrënë mëngjes në një lokal të Podgoricës mbas bisedimesh të drejtuesve të koalicionit në pushtet në Mal të Zi mbi nevojën e shpejtimit të procesit të integrimeve atlantike.

„Në këtë mënyrë Cungu vetëm diskualifikon veten si person serioz për negociata“, shtoi Gjeka.

Burimi: Ul-info