Babai i Lorikut: Cana në qershor martohet me vajzë romake

March 4, 2014   | Lajmet / Vijesti

Agim-Cana-Lorik-CanaBabi i Lorik Canës, Agimi, duke folur për “Lazioneës.eu”, ka hedhur dritë mbi situatën e të birit te klubi bardhekaltër, të ardhmen e tij, si dhe zbulon faktin se në mes të qershorit do të martohet me vajzën romake, me të cilën është i angazhuar në dashuri. Të dielën në mbrëmje Lorik Cana vuri firmën e tij të pashlyeshme në fitoren e rëndësishme në Lacios në Firence, duke arkivuar në filmotekën e karrierës një gjysmëroveshiatë historike. Një gëzim që babai, si dhe menaxheri njëkohësisht, i mbrojtësit me origjinë shqiptare në Kosovë, Agim Cana, ka ndarë ekskluzivisht me stafin e “Lazioneës.eu”.
“Unë doja të theksoja dy gjëra. Loriku është lojtar i Lacios, para së gjithash, ka një kontratë deri në vitin 2016, ndaj nuk po mendojmë për të ardhmen dhe thashethemet. Gjëja e dytë është se askush  nga Mancester Junajtid apo ndonjë klub tjetër nuk ka kërkuar të flasë me mua për Lorikun. Ai është i qetë, por nuk duam të jemi në këtë situatë, duke luajtur një ndeshje në dy muaj. Loriku nuk e meriton këtë. Sigurisht, ne i respektojmë vendimet e trajnerit, por ai meriton më shumë vëmendje. Tani për tani, megjithatë, nuk është koha për të folur për këto gjëra. Të mbarojë kampionati dhe pastaj do të flasim me klubin për të kuptuar qëllimet e tij. Dua të nënvizoj faktin se kemi respekt të madh për drejtuesit e klubit. Unë jam në krye të karrierës dhe të ardhmes së tij. Ne do të ulemi në tavolinën e bisedimeve më vonë, por kjo situatë nuk është e mirë. Por le të flasim më mirë për futboll. Ekipi ka luajtur një ndeshje të madhe, duhet të vazhdojë në këtë rrugë për të shkuar në Evropë sezonin e ardhshëm. Loriku, gjithashtu dëshiron të ketë vazhdimësi këtu edhe për jetën e tij private. Ai është i angazhuar në dashuri me një vajzë romake dhe në mes të qershorit do të jetë i martuar me të. Pra, tani është i lidhur më shumë se kurrë me Romën.”/panorama-sport.com/