Teuta: Morena nuk më ndau nga Blero, mos bëni shpifje – Video

March 4, 2014   | Lajmet / Vijesti

teuta-krasniqiTheshethemet e fundit në mediat rozë, se bukuroshja Morena Taraku, ka shkaktuar ndarjen e Bleros dhe Teutës, ka bërë që kjo e fundit dhe Morena të reagojnë.

“Pas shkrimeve rreth “ndarjes” sonë, unë dhashë shpjegim dhe ashtu siç mendon një njeri normal, prita që do të shuhen apetitet e disa gazetarëve, por siç po shihet disa prej tyre “e paskan marrë malin” e paskan shpifur shumë ndytë. Gazeta Express ka bërë shpifje banale duke shkruar “shkak i ndarjes së çiftit është modelja Morena Taraku”. Këto shkrime dhe fjalë kanë tendenca të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale të vajzës sonë dhe kjo është arsyeja kryesore pse po shkruaj prapë e po detyrohem të konfirmoj që ne të dy nuk jemi ndarë dhe vazhdojmë të jetojmë të tre se bashku, si deri më tani”.
“Ju ftoj të gjithë juve, gazetarë të nderuar, që nëse keni pyetje apo nevojë për ndonjë konfirmim, të më shkruani në inbox dhe do t’ju përgjigjem, por nuk është aspak në rregull të bëhen shpifje pa kurrfarë baze. Përndryshe, Morena dhe familja e saj janë miq të familjes sonë prej vitesh. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e skandaleve dhe gjithë këto vjet kam investuar me shumë mund në emrin tim, prandaj nuk e lejoj askënd që të shpifë pa kurrfarë baze. Faleminderit për përkrahjen tuaj”, shkruan Teuta në Facebook.
Në anën tjetër edhe Miss Kosova 2010, Morena e cila erdhi me këngën e parë debutuese në skenën muzikore, bëri një deklaratë poashtu në rrjetin social Facebook.
“Po cuditem ne cfare kulture e terorizmi po jetoj! Eshte e turpshme te degjoj dicka te tille, miqt kthehen ne teorizma qe skan te bejne fare. Idiotizem i pa kapshem.
Kush jeni ju te njollosni e te vulosni gjana qe jane ne demin e nje njeriu te pa faj. Jam pyetur pikerisht ne Ktv gjate promovimit te video klipit tim -My love- pse pikerisht kengen me Bleron dhe publikisht live e kam cekur qe filluam nje bashkepunim se bashku sepse Teuta eshte ajo qe na shtyu te bejme nje gje sepse ajo eshte shoqe e imja qe nga femijeria, njoh gjithe familjen e saj po ashtu edhe ajo timen. Nese deshirojne fakte shihet fare mire qe ajo ishte pjese e familjes time edhe gjate kohes kur une isha femije ajo ishte personazhi kryesor ne shfaqje ne Teatrin Kombetare ne Prishtine ne shfaqjen “Babai”ne regji te babait tim “Selami Taraku” i cili e di pa dyshim qe ne kete momente po sterkuqet nga turpi i ketyre teroristave qe nuk lan gjurme pa perzier..
BleronTeuta jane miq te mije dhe vazhdojne te jene .
Por ta kene te qart te gjithe qe kjo pune nuk do ndalet deti ketu do vazhdojne procedurat gjygjesore – ketu kane marr fund thashethemet me mua.!!
Falemnderit .”/10minuta/
YouTube Preview Image