Sinishtaj ka ftuar kryeministrin Gjukanoviq dhe Krivokapiq per Tuzin

April 11, 2014   | Rajoni / Region

vasel-sinishtajVasel Sinishtaj: Të arrihet marrëveshja për Tuzin

Funksionari i Iniciativës qytetare   Vasel Sinishtaj i ka ftuar kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe kryetarin e Parlamentin Ranko Krivokapiq që të merren vesh dhe të marrin qëndrim të përbashkët lidhur me statusin e ardhshëm të Komunës urbane të Tuzit. Sinishtaj ka theksuar se i përkrah protestat e diasporës shqiptare në Uashington para takimit të kryeministrit Gjukanoviq me nënpresidentin e SHBA Xhozef Bajden dhe ka shtuar se Kuvendi i Malit të Zi është adresë për protestat e shqiptarëve. Sinishtaj ka theksuar se nuk është mirë që Këshilli ligjdhënës përmes qëndrimeve negative të opozitës dhe Partisë social demokratike të përmbajtur nuk e ka përkrahur propozim ligjin për kryeqytetin të cilin e kanë propozuar PDS dhe Partia Boshnjake. Ai ka përsëritur se pret që të gjitha partitë shqiptare do ta përkrahin bojkotimin e zgjedhjeve dhe se nuk do tu japin legjitimitetin komunave urbane.

RTCG