Nika: Athua pse u grabiten arkivat e partive në Anë të Malit..?

April 14, 2014   | Opinione

PIC-POKETShkruan Muhamet Nika:

ATHUA  PSE U GRABITEN ARKIVAT E PARTIVE NË ANË TË MALIT..?

(Reagim në një Shkrim të Nikë Palë Kolës- ish kryetar i LD në MZ në Anë të Malit-Ulqin)

Para disa ditëve duke gjurmuar nëpër do adresa internetit pash se si  Nikë Palë Kola, në faqen Malësia ORG, kish spoatuar një shkrim me titull bombastik  “Hanë bukën e shqiptarëve, bëjnë punët e sllavëve…”,

ku merrte  turr  e guxim  ashtu si din ai të baltoste gjithë  faktoteret    tjerë të politikës shqiptare, kuptohet përveç vetes … sepse , “…Nika ishte spec…”

Ai më tej në shkrim vazhdonte me fjalët :  “Mendoj se ndër liderë të partive shqipfolëse e të udhëheqësive të ngushta e të gjëra ka më shumë shqipfolës se shqiptarë. Me qenë shqiptarë dmth. me vepruar për të mirën e Kombit, të familjes dhe të vetes, pa dëmtuar të tjerët.
Këto gati njëzet vjetë tranzicioni të shqiptarëve nën Malin e Zi janë kohë e djegur, e shkuar kot sa i përket të fitimit të lirisë, të drejtave qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve….” E më poshtë vazhdonte të më akuzojë gjoja edhe mua se  kisha nën shkruar që fakullteti i mësuesisë për mësues shqiptarë,  të vijë nga Nikshiqi në Podgoricë…. Unë  mendoi  se për këtë çështje kam sqaruar mjaftë  opinionin , vetëm se po shtoj   se nuk e ka kërkuar  kush me këtë rast nënshkrimin  prej nesh,  për atë punë siç e thotë ai…?!!. Mirëpo , pasi duket që Nika paska marrë turr, kësaj here duke e quajtur vetën spec..?! Edhe unë po them se ashtu është  ai-  taman  spec, por  ama jo djegës. Ai   nuk  mund të  djegë …, të paktën jo mua.

Ç’është e vërteta,  ne në Anë të Malit edhe si të rinj, që ishim deri sa  ai ish këtu,  kemi pasur e ka pasur  gjithnjë respekt  të ndërsjellë . Madje  po them këtu, se e  patëm emëruar  fillimisht  si kryetar i nëndegës së Anës së Malit të Ld-së, mendojmë  në  kuvendin themelues të saj e më pas edhe kryetar i degës, mirë po nuk mund  të rri pa përmendur disa veprime  të habitshme deri sa  ai ushtronte këto funksione të cilat atëherë , por edhe sot  të unë krijonin një dilemë …Kur se pasi lexova shkrimin, ndjeva nevojën të lë anash  simpatinë e ndërsjellë dhe po shtoj se ndjej  sërish nevojën   të kërkoj  nga ai  një sqarim publik rreth çështjeve  të diskutueshme .

Këtë kam të drejtë morale ta kërkoj e  ta dëgjoj nga ai sepse mendoj se në këtë situatë vlen parimi që është: kur të ngucësh tjetrin,  prit  të jesh i ngucur.  Unë nuk po them , se duhet  ta ngriti  këtë reagim në nivelin  sa të  them“ Gabove  Nikë”?!!!  Por , dua të them “E teprove Nikë”.  E gjithë kjo  të obligon, si të thuash   që njeriu për pak çaste të gërmojë atje ku ndoshta nuk  më takon e mbase dikush edhe  nuk e pret , mirëpo  çfarë të bësh kur të imponohet …

Kështu zoti Palkola    fillimisht do të   kishim kërkuar  disa sqarime:

 E para, kur u larguat nga kryesia e Degës së LD në MZ, për Anë të Malit në mënyrë demonstrative përse nuk e dorëzove, dokumentacionin e degës, si  për shembull: librin e procesverbaleve , librin e protokollit, disa xhirime filmike(kaseta) ose më qartë  të gjithë arkivin e degës së LD  në Mz për Anë të Malit.. A je i vetëdijshëm  se çfarë barre ke marrë për të kaluarën e organizimit politik të asaj kohe.?!Nuk besoj që kur kjo të zbulohet , do të gjendët dikush të te thotë për këtë BRRAVO NIKË…?!!! Athua se ku do të jetë vallë ky dokumentacion, ku e  keni  çuar dhe për se nuk e ktheni aty ku e ka vendin… A  thua mos vallë ke ëndërruar se  mund ta materializosh edhe këtë duke kërkuar para nga LD-ja…. , ku ta dish  ndoshta mund të ketë qenë edhe kjo në pyetje….?! Mjerisht po duket se e tërhoqe  deri diku kamën rrëshqanë  si thuhet këtu në Anë të Malit, sepse edhe sekretari tjetër i degës që të pasoi në degë kur u prish  dhe vendosi të largohej nga partia , gjithashtu  doli se na iku me gjithë dokumentacion. …Mirëpo  pas disa kohëve kur u qetësua na thanë , se: “ Ka sjellë diçka…”?!! E kjo puna jote kuptohet se nuk është mirë sepse LD-ja , të paktën si e përjetojmë ne, ishte një lëvizje popullore dhe askush nuk ka të drejtë ta grabisë  arkivin e organizimit politik në Anë të Malit….Po e përsëris , mjerisht ky veprim i juaji ishte një shembull i keq në këtë trevë që u ndoq sipas praktikës suaj dhe aktualisht prej partive ekzistuese në  Anë të Malit i bie  që asnjëra nuk  e ka të ruajtur arkivin  e saj.

Edhe pse nuk është temë për të cilën mund të flitet këtu , po shtoj për opinion  që për shembull se komplet dokumentacioni dhe arkivi i PPD-së , përfundoi në garazhë  të ish kryetarit të PPD-së , Ali  Rexhës dhe pas vërshimeve të  dimrit   ndodhi  që i  gjithë  arkivi u mbulua me ujë(mbi një metër),  duke  e shkatërruar  tërësisht atë me të gjitha pajisjet   teknike  dhe inventarin e zyrës. Me që nuk besojmë se pas shpërnguljes suaj për Amerikë  ta keni marrë edhe dokumentacionin  me vete , uroj që të mos ketë përfunduar edhe ai në ndonjë garazh , ku nëse nuk e ka  hy uji me siguri kanë hy mijtë….?!!! Te dy këto raste bashkë me raste tjera në Anë të Malit, mund të jenë një  veprim për padi penale ndaj  jush me shokë prandaj kthejeni atë  sa nuk është vonë.

Sqaroi se edhe vetë kam qenë sekretar i Lidhjes Demokratike, dhe kam pasur në dispozicion të gjithë arkivin e LD- së, dhe kur jam larguar nga LD-ja , e kam dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe  as  ndër mend nuk më ka shkuar që ta grabis atë….?!!!

E dyta pse e themi këtë…?!

Zoti Palkola,  ç do kohë e ka rëndësinë ,veçantinë dhe konfliktualitetin  e vetë. Koha kur ju ishit kryetar i degës , për shembull,  ka qenë  koha më  dramatike ,  për shqiptarët në Mal të Zi e sidomos për  trevën e Anës së Malit, e cila ishte  bërë  për pushtetin e atëhershëm bastion i pa thyeshëm  i organizimit të shqiptarëve dhe sinonim i  qëndresës politike të shqiptarëve në Mal të Zi.  Le të përmendim  maltretimet ushtarako policore,  për të cilat u fol në kryesi të degës dhe u ruajtën procese të keq trajtimeve , unë vetë për disa gjëra kam mbajtur shënime personale  dhe disa i kam publikuar , por kjo nuk mjafton…Ashtu si nuk mjafton ajo pikëpamja e juaj  dhe e disa të tjerëve , të cilët mendojnë  se te diçka e madhe në këto momente mund të arrihet “ duke rrahur ujë në havan e me sy në tavan”- Mendoj kryesisht  në injorimin e ofertës së amerikanëve rreth  transferim të fakultetit të mësuesisë  nga Nikshiqi në Podgoricë , për çka  po më akuzoni . Andaj kujdes se mund të lagësh fytyrës ?!

Pastaj  rreth kësaj  kohe, kujtojmë krizën  e Suturmanit- mobilizimin e  dhunshëm , për të cilën  punë dega jo vetëm se  ka mbajtur dokumentacion dhe procesverbal  por pat organizuar edhe një protestë në se ju kujtohet dhe në të cilën atëherë më patët “respektuar “ duke  më vënë mua në kryesinë e punës edhe pse isha vetëm njëri nga 11 anëtarët e kryesisë së degës…..Do të ishte me interes të shihet  se në këto momente tepër të vështirë dhe të rrezikshme  për kohën,  të analizohet  çfarë u tha dhe kush  tha, si foli dhe pse foli e çfarë tha…?!!!

Gjithashtu në këtë kohë,  po kujtoj se dega pat  iniciuar në mbledhjen e vet edhe çështjen e mundësisë për organizimin e një referendumi rreth Statusit Special për shqiptarët në Mal të Zi. Le të thuhet se mbledhja u thirr nga ju , pas presionit të bërë nga ne,  por pa vullnetin e kryesisë së Lidhjes dhe ndoshta edhe të degëve tjera…Mirë po është interesant se ju për çudinë  e të gjithëve nuk  erdhët në mbledhje . A thua patët punë më të rëndësishme se kjo apo ndoshta patët  frikë sepse kishte edhe të tillë.  Me gjithë atë  edhe pa juve  nuk mungoi kuorumi dhe u votua qëndrimi për organizimin e një referendumi i cili dihej se nuk mirëpritej nga shteti dhe paraqiste rrezik. Ai nuk u mbajt  sepse nuk mund të ketë referendume të pjesshme.

Andaj në fund  ju lutëm , që për gjithë këtë do të ishte më mirë për ju që ta ktheni  arkivin e degës.  Anamalësit  nuk e meritonin  dhe nuk e prisnin  këtë gjë të paktën jo nga Ju. Jam i bindur që mbi bazën e atij arkivi që ju e morët (dhe s’dihet ku e çuat)  do të  mund të bëhej një film i rëndësishëm  dokumentar për kohën.  Në se  Ju,  vërtetë si thonë Anamalasit në një urti të vetën n nuk e ktheni  arkivin:   i bie që  vërtetë,  Ju të  jeni film i pa parë…?!!! Mos harro se degët tjera  të organizimit politik në Mal të Zi,  i kanë të ruajtura arkivet e veta dhe i mbrojnë me xhelozi…?!!!