Ekspozita e piktores Vahida Hasanaga – Nimanbegu në Sarajevë – Video

April 20, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Otvorena izlozba Vahide Hasanaga Nimanbegu u SarajevuNë Galerinë “Black Box” në Sarajevë u hap ekspozita personale e piktores Vahida Hasanaga – Nimanbegu 

Piktorja nga Ulqini, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, hapi të premten në Galerinë “Black Box” në Sarajevë ekspozitën personale, ku ajo prezantohet me 20 punime të krijuara gjatë periudhës 2012-2014 në teknikën vaj në pëlhurë dhe akrilik në pëlhurë. Ekspozitën e ka hapur prof. mr. Hajrudin Zagora, i cili ka thënë se përshtypja që krijon si vëzhgues i cili për të parën herë ndeshet me veprat e piktores Nimanbegu, është se kemi të bëjmë me një artiste me orientim tematik dhe sensibilitet figurativ specifik.
Otvorena izlozba Vahide Hasanaga Nimanbegu u Sarajevu-2

Ai ka thënë se natyra njerëzore e cila është e ndërtuar nga fije të holla, është madhështore, por e gjymtuar dhe e poshtëruar.  “Ekspozitën e autores e përjetoi si një lloj rikujtimi dhe paralajmërimi për këto deficite njerëzore dhe thirrje për nevojën e kthimit tonë ndaj burimeve dhe njerëzores”, ka thënë Zagora. Sipas tij, “shpirti mesdhetar i autores freskon me koloritin e saj memorien tonë mbi bukuritë natyrore dhe të njeriut, detit, qiellit të kaltër dhe diellit – mirësisë ndaj të cilës na obligon të qenit tonë njeri”.

Otvorena izlozba Vahide Hasanaga Nimanbegu u Sarajevu-3

Ai e ka cilësuar ekspozitën e piktores Nimanbegu si një freskim figurativ që i ofrohet popullit të Sarajevës, sepse përbën shmangie nga stereotipet figurative me të cilat takohemi shpesh. Ekspozita e piktores Vahida Hasanaga – Nimanbegu në Sarajevë është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi dhe Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave. Vahida Hasanaga Nimanbegu ka mbaruar studimet për art në Beograd.

Otvorena izlozba Vahide Hasanaga Nimanbegu u Sarajevu-1

Përpos Ulqinit dhe Malit të Zi, deri tani ka pasur ekspozita personale edhe në SHBA, Itali, Izrael, Gjermani, Serbi etj. Është laureate e disa çmimeve, si Çmimit Vjetor për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi, Çmimit të Sallonit të Zemunit etj. Aktualisht drejton shoqatën “Art Dulcinium” e cila merret me art dhe kulturë, si dhe ka organizuar një sërë kolonish artistike.

 i.k.
Koha Javore

YouTube Preview Image