Raporti punës i Qendres ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në tremujorshin 2014

April 22, 2014   | Intervista / Intervju

Dnevni Centar Sirena- Qendra Ditore Sirena-Ulcinj-UlqinIP Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena”

Informatë e punës së Qendres ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin,në tremujorshin e parë për vitin 2014.

Programi I punës për  vitin 2014,parasheh pajisjen e kabineteve me mjete bashkëkohore të punës si dhe organizimin e seminareve me qendrat ditore homologe në Mal të Zi.

Qendra ditore “Sirena” ka ndërmarrë aksionin pët të pajisur me mjetin më bashkëkohor BEHRINGER prodhim I Gjermanisë,I cili ka për qëllim të ndihmojë fëmijët me pengesa dhe vështirësi në të folur duke u bazuar në sinjalizimin digjital në procesin e zërit për rehabilitimin e të dëgjuarit dhe të folurit.

Aksioni u realizua me ndihmën e organizatave,shoqatave dhe individëve,si:

-Shoqata “Ana e Malit”,nga Nju Jorku me 4000$

-Z.Isa Beqoviq,nga Cikago me 1500,00euro.

-Z.Lam Kallaba,nga Ulqini me 200,00euro.

Në këtë periudhë nuk kanë munguar ndihmat edhe nga institucione dhe individ,si:

-Z.Dyl Veliu,nga Milla me 300,00euro.

-MCM-DOO,me 100,00euro.

-TB INFINITI DOO,me 100,00euro.

-PROCAFE,me 140,00euro.

-CONCORDIA,me 50,00euro.

-ELPSOID,pronar z.Daut Bejta,me 100,00euro.

-z.Elion Hasanaga,me 135,00euro.

-z.Shaban Paleviq,me 20,00euro.

-Profesor Elez Muja,me 100,00euro.

-z.Enver Demiri,me 200,00euro.

-z.Edin Nikeziq,me 50,00euro.

-z.Fadil Doda,me 20,00euro.

-z.Genci Alaj,me 100,00euro.

-z.Riza Cobaj,ka dhuruar dy karroca për fëmijët e qendres.

-Sipërmarrja “Morsko Dobro”ka dhuruar mobilari (8 ormar)për qendren.

-METROPOLIN-SPAMEDICA,ka dhuruar mjete pune për kabinetin e fizioterapisë me vlerë prej 590,00euro.

-Nikollë Dukagjini,ka ndihmuar me artikuj ushqimorë.

-Më 04.04.2014,kryetari I komunës z.Fatmir Gjeka me bashkëpunëtor ka vizituar qendrën,me rastin e kremtimit të Ditës së Ulqinit,fëmijëve u janë shpërndarë dhurata të cilat I ka siguruar kryetari.

Ministria e punës dhe mirëqenies sociale në Qeverinë e Malit të Zi,prej më 03.03.2014 deri më 07.03.2014 organizon trajnimin,gjegjësisht edukimin e të punësuarve në qendrat ditore:Berane,Ulqin,Cetinë dhe Plavë në Ivanova Korita-Cetinë,me temat:

-Roli specifik(konteksti I qendrave ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim në kuadër të sistemit të mbrojtjes sociale të fëmijëve)

-Standartet për punë në qendrat ditore,kodeksi etik,struktura e stafit punues në qendrat ditore,qasja multidisiplinare,procesi I prurjes së vendimit,puna në grupe.

-Puna individuale,qasja,trajtimi dhe vlerësimi I pengesave në zhvillim,shkaktarët e shfaqjes së pengesave,puna individuale me fëmijë,planifikimi,evaluimi,bashkëpunimi me prindër.

Ligjërues:Dr.Dragan Llukiq,Mr.Jadranka Novak Shujak,Dr.Milijana Sellakoviq,Mr.Snezhana Antiçeviq,Mikaillo Kijanoviq,të gjithë nga Asociacioni për promovimin e inkluzionit në Serbi.

Me datat 10 dhe 11.04.2014,në Qendren ditore “Sirena” në Ulqin,u ,mbajt seminari me temën:Shkëmbimi I përvojave dhe bashkëpunimi me qendrat homologe në Mal të Zi.

Në punimet e këtij seminari kanë marrë pjesë stafi punues I qendrave nga Bijello Pole dhe Nikshiqi.

Shpenzimet për mbrojtjen e këtij seminari I ka mbuluar komuna e Ulqinit me 400,00euro dhe z.Muslim Llolla I cili pjesëmarrësve u ka siguruar ushqimin dhe fjetjen falas.

Kolektivi I Qendrës ditore”Sirena” falënderon të gjithë ata që kontribuan për blerjen e aparatit BEHRINGER,për mbajtjen e seminarit dy ditorë si dhe për ndihma tjera që ndikojnë në përmirësimin e kushteve që kanë të bëjnë me funksionimin e qendres.

Drejtori,
Bilal Alaj